LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet për qarkullim ura në rrugën Prishtinë-Gjilan, Aliu: Së shpejti ndërtohet ura e re

Mbyllet për qarkullim ura në rrugën Prishtinë-Gjilan, Aliu: Së shpejti ndërtohet ura e re

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar të mërkurën kanë marrë vendim që ta mbyllin për qarkullim urën në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan.

Në një postim në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se kjo urë e cila njëherit përballon fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, përbën rrezik në aspektin e sigurisë. Ndaj, ai ka thënë se ura do të jetë e mbyllur deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re.


“Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re”, ka shkruar ministri.

Ai tutje ka thënë se procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc do të hapen brenda pak javëve.

“Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve”, ka përfunduar Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori