LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për keqpërdorim me procedurat e ndërtimit të objekteve në vlerë mbi 120 milionë euro, bastisen pronat e 11 zyrtarëve

Dyshime për keqpërdorim me procedurat e ndërtimit të objekteve në vlerë mbi 120 milionë euro, bastisen pronat e 11 zyrtarëve

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, mëngjesin e së mërkurës ka filluar kontrollin në 12 lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mashtrimi”.


NPB: Nuk ka bastisje në zyrat e ndërmarrjes, por te ish-menaxhmenti
Lexo po ashtu NPB: Nuk ka bastisje në zyrat e ndërmarrjes, por te ish-menaxhmenti

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit në 12 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat thuhet se do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Provat e sekuestruara janë 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, gjashtë laptopë, dy shtëpiza, 11 telefona, dy sim card dhe gjashtë usb./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori