Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më 26 maj do të organizojë “tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Serbi” para Kuvendit Kombëtar ose në sheshin e Beogradit. Por, në mënyrë që në këtë tubim të ketë sa më shumë njerëz ai është mobilizuar që përmes disa masave të detyrojë serbët e Kosovës të shkojnë në Serbi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Në mesin e këtyre masave, në listën të cilën e ka siguruar KosovaPress, është edhe urdhri për të ndërprerë pushimet vjetore për të gjithë ata që atë ditë do të ishin në pushime.
Madje, në pikën katër të kësaj liste, iu kërkohet të gjitha ndërmarrjeve publike që të themelojnë komisione për verifikimin e pushimeve mjekësore dhe që të identifikojnë serbët që kanë hyrë në pushim mjekësor pak para 26 majit.
Vuçiq e ka shfaqur edhe njëherë ashpërsinë e tij përmes këtyre urdhrave strikte, ku obligohen të gjitha shtypshkronjat serbe që të shtypin flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e tij dhe të flamurit serb.
Këto janë masat që Vuçiq ka ndërmarr për tubimin e datës 26 maj:
Të bëhen listat e aktivistëve të cilët udhëtojnë për në Beograd
Të angazhohen të gjitha kompanitë e transportit publik, agjencitë turistike dhe pronarët e autobusëve për të marrë me qira të gjithë autobusët për 26.05.2023
Në NP, të ndërpriten pushimet vjetore për të gjithë ata që janë në pushim deri 24.05.2023
Të formohet në çdo NP një komision për kontrollin e pushimeve mjekësore, i cili do të lirohet nga shkuarja në tubim dhe i cili me 26.06. gjatë gjithë ditës do të bëj kontrollin e të gjithë punonjësit që janë në pushim mjekësor, me fokus të veçantë për punonjësit që kanë filluar pushimin mjekësor menjëherë përpara datës 26 maj.
Të njoftohen drejtorët e qendrave shëndetësore lokale, qendrave klinike, të informojnë mjekët që t’i kushtojnë vëmendje rritjes së kërkesës për pushim mjekësor në javën përpara datës 26 maj.
Angazhoni të gjitha furrat lokale dhe kompanitë e hotelierisë për të siguruar numrin e nevojshëm të paketave zinxhir me një sandviç, një mollë dhe një shishe ujë
Përmbajtja e sandviçëve duhet të jetë e pasur me përdorimin e produkteve cilësore të mishit dhe produkte cilësore të qumështit, mollët dhe shishet e ujit, të cilat duhet të jenë të prodhuara në Serbi.
Të angazhohen të gjitha shtypshkronjat vendore për të shtypur flamuj dhe materiale propagandistike me imazhin e presidentit Vuçiq dhe flamurin serb
Pasditen e datës 25.05 të organizohen takime të aktivistëve që do të shkojnë në tubim dhe me ta të akordohen detaje të tilla si kush do të jetë lideri, kush do të mbajë parullën, kush do të mbajë flamurin dhe kush do të mbajë foton e presidentit Vuçiq. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore