LAJMI I FUNDIT:

Për dërgesën postare të pasaportës që kushton 10 euro, Visametric ua merr qytetarëve 30 euro

Për dërgesën postare të pasaportës që kushton 10 euro, Visametric ua merr qytetarëve 30 euro

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Komerciale e cila ia ndaloi kompanisë VisaMetric detyrimin e pagesës prej 30 eurosh për dërgesën postare të pasaportës, kjo pagesë ende nuk është pezulluar.

E çmimi prej 30 eurosh për dërgimin e një pasaporte është shumëfish më i lartë, pasi në postat private dhe në Postën e Kosovës, ky shërbim nuk e tejkalon shifrën prej 10 eurosh.

Iu ndalua me vendim gjyqësor praktika e detyrimit të aplikantëve për të paguar shërbimin postar në rastet kur aplikojnë për viza. Por, kompania VisaMetric, e cila është e kontraktuar nga Ambasada e Gjermanisë, po vazhdon avazin e vjetër, duke i faturuar 30 euro aplikantëve për shërbimin postar.


Në kushte anonimiteti, një qytetar e ka prezantuar faturën e pagesës për televizionin publik.

Në faturë figuron shuma prej 30 eurosh të paguara për shërbimin postar në Visametric, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Por, edhe përtej vendimit, çmimi prej 30 euro për një dërgesë duket të jetë joreal. Kjo për faktin se pasaporta e Kosovës peshon 38 gram, dhe se çmimet për dërgesë të pasaportës nga posta e Kosovës për një pasaportë nuk e tejkalojnë 10 euro.

“Kjo dërgesë mund të shkoj brenda orëve në regjion, çmimi për këtë dërgesë është 5.60 centë, nëse shkon jashtë regjionit në regjione të tjera është 6, 75 centë, por nëse dërgesa e njëjtë është për ditën e nesërme është 4.20 cent”, deklaroi Ferki Maxhuni, ud i drejtorit për Shërbime Postare.

Dërgesa e pasaportës nga Posta e Kosovës, klasifikohet si dërgesë më përmbajtje të rëndësishme.

Ndërkohë që as kompanitë e tjera private postare nuk kanë çmime më të larta për dërgimin e një pasaporte brenda Kosove nëse këtë e kërkon si individ.

Pavarësisht insistimit, zyrtarë të Visametric nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj teme, derisa tash e sa ditë as Ambasada e Gjermanisë nuk u është përgjigjur për këtë çështje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Kalo në kategori