LAJMI I FUNDIT:

Pastroni dritaret pa gjurmë të shëmtuara njollash: Thjesht përzieni këta tre përbërës dhe ato do të shkëlqejnë si kurrë më parë

Pastroni dritaret pa gjurmë të shëmtuara njollash: Thjesht përzieni këta tre përbërës dhe ato do të shkëlqejnë si kurrë më parë
(Foto: Pexels)

Edhe pse pranvera tashmë ka ardhur, reshjet që ende arrijnë të befasojnë lënë gjurmë në xhamat e dritareve dhe kjo është një dhimbje shtesë përpos pastrimit të përgjithshëm.

Ndonëse tregjet janë plot me produkte pastrimi, është mjaft sfiduese të gjesh atë të duhurin, i cili nuk do të lërë shenja të pista dhe do të lërë dritare të pastra me një lëvizje.

Hapja e dritareve në shtëpinë tuaj ka një përfitim befasues shëndetësor
Lexo po ashtu Hapja e dritareve në shtëpinë tuaj ka një përfitim befasues shëndetësor

Për shkak të kësaj, shumica e njerëzve u kërkojnë mjete që mund t’i bëjnë në shtëpinë e tyre.


(Foto: Pexels)

Ky lëng me vetëm tre përbërës është një mrekullibërës i vërtetë për dritaret tuaja.

Hidhni ujë të ngrohtë në legen, shtoni një kapak me zbutës rrobash dhe më pas gjysmë kapaku detergjent për larjen e enëve.

Pastrimi i dritareve: Si të ruani paratë që duhej shpenzuar për kimikate të shtrenjta
Lexo po ashtu Pastrimi i dritareve: Si të ruani paratë që duhej shpenzuar për kimikate të shtrenjta

Njomni një leckë fshirjeje në përzierje, lani dritaret me të dhe hiqni ujin e tepërt me një leckë të thatë.

Përfundoni lustrimin me një lustër xhami.

/Telegrafi/