Igor Braunoviq që drejton institucionin kryesor të pyjeve në Serbi është parë duke bartur një uniformë me simbolin famëkeq rus “Z”.
Simboli “Z”, në Rusi përdoret si mesazh i pushtimit ushtarak të Ukrainës.
Braunoviq është përmendur si kandidat i mundshëm për ministër të Bujqësisë dhe kjo nuk është polemika e parë në karrierën e tij. Sipas medieve serbe, ai ka lindur në vitin 1975 në Zrenjanin.
Biografia zyrtare thotë se ai zotëron titullin master, të cilin e ka fituar në vitin 2012 në Fakultetin e Menaxhimit Industrial pranë Universitetit Union në Beograd.
Në vitin 1993 punësohet si shitës në kompaninë Dom në Zrenjanin, ku ka punuar deri në vitin 1998. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor i kooperativës Obnova, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka qenë në pozitën e drejtorit në kompaninë Akrobat.
Aty thuhet se në nëntor 2008 është punësuar në “Serbia Shume” si këshilltar i drejtorit të përgjithshëm, në mars 2009 është emëruar si zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe që nga marsi 2010 është “përfaqësues ligjor i kompanisë me të gjitha përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm”.
Më 5 dhjetor 2017 është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kësaj kompanie me vendim të Qeverisë së Serbisë.
Braunoviq ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të AMSS, po ashtu pjesë e Bordit Drejtues të Klubit të Basketbollit “Crvena Zvezda”, i Shtabit për Situatat Emergjente, i Këshillit për Krijimin e Rrjetit Ekologjik “Natura 2000” dhe anëtar i Komitetit Organizativ të Panairit ECO. Prej vitit 2010 është kryetar i Klubit të Volejbollit të meshkujve “Klek”, i cili garon në Superligën e Serbisë, ndërsa në vitin 2011 është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike të Serbisë.
Po ashtu, ai është anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste të Serbisë, që drejtohet nga Ivica Daçiq dhe koordinator i SPS-it për rrethin e Zlatiborit.
Në biografi gjithashtu thuhet se ai ka marr pjesë në barrikadat e serbeve të vendosura në veri të Kosovës.
“Një njeri ndaj të cilit për shkak të pjesëmarrjes në barrikadat e shtatorit 2022 në Kosovë, Prokuroria Speciale po zhvillon procedurë për shkelje të rend në Kosovë”, thekson biografia.
Në nëntor 2021, KRIK njoftoi se ish-shefi i policisë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Dijana Hrkaloviç, Dejan Milenkoviq, dyshohet se ka urdhëruar shkatërrimin e bisedës së përgjuar mes Braunoviqit dhe babait të ish-ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq.
“Prokurori pretendon se për këtë shkak hetimi kundër Braunoviqit nuk ka përfunduar kurrë dhe detajet e kësaj procedure zbulojnë se si policia heq provat nga hetimet në të cilat shfaqen politikanë kryesorë ose anëtarë të familjeve të tyre”, thuhet në tekst.
Në shkurt të vitit 2022, Braunoviq njoftoi se “Drina jonë” do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në prill 2022, kjo parti mbështeti Partinë Socialiste të Serbisë.
Ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë dhe është anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Komisionit për Kosovë dhe Komisionit për Diasporën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!