Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizoi sot Konferencën për Media me temë: “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.
Në këtë konferencë, GLPS shpalosi të gjetura nga Botimi i Tetë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK – Edicioni 8), transmeton Telegrafi.
Pjesa e parë e këtij raporti paraqet perceptimin e qytetarëve në raport me institucionet e drejtësisë, duke përfshirë ndikimin e politikës dhe ryshfetit në gjyqësor, të dhënat për shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, dhe sa vlerësohen si të pavarur gjyqtarët gjatë vendimmarrjes.
Po ashtu, nga anketa e realizuar, raporti ofron të dhëna edhe sa i përket vlerësimit qytetarë për nismat për Vettingun në drejtësi dhe për konfiskim civil të pasurisë së pajustifikueshme, nivelin e sigurisë në Kosovë dhe sa meritore i shohin qytetarët dënimet në rastet e dhunës në familje/dhunës në baza gjinore. Pjesa e dytë e raportit përfshin të dhënat statistikore lidhur me efikasitetin e treguar nga Gjykatat dhe Prokurori i Shtetit gjatë periudhës 2013 deri më 2022, dhe buxhetin që ndahet ndër vite për KGJK-në dhe KPK-në, si institucione që menaxhojnë me sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vend.
Të gjeturat kryesore të prezantuara gjatë konferencës së sotme i gjeni të përmbledhura më poshtë.
Mbi 60% e popullsisë besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia;
Gjykata dhe Prokuroritë mbesin institucionet që influencohen më së shumti nga politika;
Rreth 50% e të anketuarve vlerësojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga dukuria e mitmarrjes;
Gjykatat dhe Prokuroritë vazhdojnë të shihen si institucionet që më se paku janë efektive në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht se rreth 75% e të anketuarve janë shprehur të gatshëm për të raportuar rastet e korrupsionit dhe veprat e tjera penale.
Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë mohuar se sistemi i drejtësisë është përmirësuar në vitet e fundit;
Qytetarët ndërmjet vlerave 1= aspak të mira dhe 5= plotësisht të mira, me notën 3.6 e vlerësojnë iniciativën e Qeverisë së Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë) për reformimin e sistemit të drejtësisë, përfshirë Vettingun dhe konfiskimin civil të pasurisë së pajustifikueshme;
Lidhur me nivelin e sigurisë në vend, pas konfliktit të armatosur Ukrainë – Rusi, brenda segmentit 1 = aspak të sigurtë dhe 5 = plotësisht të sigurtë, qytetarët e kanë vlerësuar nivelin e sigurisë në Kosovë më vlerën 3.42;
Të pyetur se sa parandaluese i shohin dënimet ndaj kryeseve të dhunës në familje/ dhunës në baza gjinore, ku ndërmjet vlerave 1 dhe 5, nga mesatarja e përgjigjeve rezulton se këto dënime janë vlerësuar mesatarisht parandaluese;
Lidhur me efikasitetin e treguar të Prokurorit të Shtetit dhe Gjykatave, gjatë vitit 2022, këto institucione kanë zgjidhur rreth 32% të lëndëve që kanë pasur në punë. Me një shkallë të tillë të efikasitetit nënkuptohen se këtyre institucioneve do t’u duhen më shumë se 3 vite për t’i përfunduar të gjitha lëndët që kanë në punë, me kusht që brenda kësaj periudhe kohore nuk pranojnë lëndë të reja;
Nga të dhënat e ndarjeve buxhetore për vitin 2022, vërejmë se buxheti i Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe i Këshillit Prokurorial të Kosovës, nuk përbëjnë as 2% të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite