LAJMI I FUNDIT:

Papa thotë se vetëm të pasurit po mund të kenë fëmijë në Itali

Papa thotë se vetëm të pasurit po mund të kenë fëmijë në Itali

Krijimi i një familjeje në shtetin italian po bëhet e pamundshme pasi vetëm të pasurit mund ta përballojnë koston, tha Papa Françesku, duke paralajmëruar se kushtet “e egra” të tregut të lirë po i pengonin të rinjtë të kenë fëmijë.

Lindjet vjetore kanë ranë nën 400 mijë në vitin 2022, gjegjësisht për të 14 vit ka më pak lindje se më parë ndërsa popullsia e përgjithshme aktualisht është 58.85 milionë, raporton nypost.


Duke folur në një konferencë mbi krizën demografike në rritje, Papa Françesku tha se rënia e lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë, brishtësisë dhe pasigurisë.

“Vështirësia në gjetjen e një pune të qëndrueshme, vështirësia në mbajtjen e një të tillë, shtëpitë tepër të shtrenjta, qiratë e larta dhe pagat e pamjaftueshme janë probleme reale”, tha ai gjersa ishte ulur përkrah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Papa tha se kafshët shtëpiake po zëvendësojnë fëmijët në disa familje ndërsa tregoi se si një grua i kërkoi që t’ia bekojë një qen, raporton nypost.

“Unë e humba durimin dhe e qortova duke thënë se shumë fëmijë janë të uritur dhe ju më sillni një qen”, tha ai.

Një rënie e popullsisë është një shqetësim i madh për vendin e tretë më të madh të eurozonës, ku GJDP-ja rrezikon të bie me 18 për qind gjatë dy dekadave të ardhshme.

Ministri i Arsimit tha të enjten se demografia aktuale sugjeron se Italia do të ketë tkurrje me një milion gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori