LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili i reagon Kurtit për drejtorin e RTK-së: Po abuzon qëllimshëm, kjo është brutalisht e pafalshme

Kica-Xhelili i reagon Kurtit për drejtorin e RTK-së: Po abuzon qëllimshëm, kjo është brutalisht e pafalshme

Kryeministri Albin Kurti, të enjten është pyetur nëse ka opinion që mbështetësi i tij, Rilind Gervalla, u zgjodh drejtor në RTK.

Kurti ishte përgjigjur se nuk ka asnjë me mbiemër të njëjtë të punësuar në ndonjë ministri në Kosovë.

Kjo deklaratë e Kurtit, sipas deputetes së LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, është ofenduese për qytetarët.


“Seriozisht? A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti”, ka shkruar ajo.

“Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhëtarë? Varret e gjyshërve e babgjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke?”, ka vijuar ajo.

Kica – Xhelili, e akuzoi kryeministrin se po abuzon qëllimshëm me qytetarët e Kosovës.

“Mos, kryeministër! Je mjaftueshëm inteligjent për të kuptuar që po ofendon përtej asaj që e duron kjo shoqëri, që nënkupton se po e bën qëllimshëm. Po abuzon qëllimshëm. Kjo është brutalisht e pafalshme”, u shpreh Kica-Xhelili.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Ambasadori gjerman largohet nga

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Lajme
KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

Lajme
Kalo në kategori