Ngrënia e një darke të nivelit të yjeve të Michelin në “buzë të hapësirës” mund të jetë një realitet vitin e ardhshëm, nëse i arrin synimet kompania franceze Zephalto.
Sipërmarrja e turizmit hapësinor, e themeluar nga ish-kontrolluesi i trafikut ajror, Vincent Farret d’Asties, aktualisht po shet “bileta të rezervimit paraprak” për udhëtimet e ardhshme në një kapsulë nën presion, të quajtur Celeste, e bashkangjitur në një balonë stratosferike.
Kjo kapsulë do të ngjitet në një lartësi prej 25 kilometrash, duke i lejuar mysafirët të mrekullohen me pamje të Tokës. Në mes të shikimeve, udhëtarët do të kenë komoditetin të ushqehen në një ambient unik, raporton cnn.
Biletat e rezervimit paraprak shkojnë deri në 10 mijë euro (afërsisht 10,900 dollarë) dhe iu japin mundësi blerësve që të rezervojnë një vend sapo të dalin në shitje biletat. Në përgjithësi, një udhëtim do t’ju kushtojë 120 mijë euro (rreth 131,100 dollarë).
Zephalto i tha CNN Travel se rezervimet e para në bordin e fluturimeve janë bërë tashmë dhe nuk ka vende të lira deri në vitin 2025. Tani po shesin vende të para-rezervimit për mesin e vitit 2025, transmeton Telegrafi.
Celeste premton të transportojë gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë në lartësinë maksimale në vetëm 90 minuta, me një shpejtësi prej katër metrash në sekondë. Kapsula më pas do të notojë mbi Tokë për tre orë – shumë kohë për të shijuar një vakt me shumë pjata dhe disa gota verë franceze.
Farret d’Asties pohoi ushqimet janë të përzgjedhura prej kompanisë ndërsa pijet do të jenë super luksoze, “pamja dhe udhëtimi i përgjithshëm mbetet fokusi qendror i ofertës, duke i lejuar mysafirët të vlerësojnë dhe të shijojnë bukurinë e mjedisit të tyre”.
Ushqimi në lartësi të madhe
Që kur Dennis Tito’ (‘turisti i parë i hapësirës’) u ngjit lart në vitin 2001, pak njerëz kanë ndjekur hapat e tij. Por vitet e fundit, kompanitë e profilit të lartë të turizmit hapësinor si SpaceX, Blue Origin dhe Virgin Galactic kanë bërë përparime në këtë arenë, duke u zotuar se do ta bëjnë hapësirën si vendin më joshës për pushime.
Zephalto, e themeluar në vitin 2016, nuk është e vetmja kompani që shpreson të transportojë pasagjerë përmes një balone të bukur me ajër. Kompania Floridian Space Perspective aktualisht po bën rezervime për anijen e saj kozmike Neptun.
Vlen të kujtohet se ka një ndryshim të madh midis një udhëtimi në hapësirën orbitale – që përfshin ngritjet me shpejtësi të lartë që thyen gravitetin dhe kohëzgjatjen më të gjatë – dhe hapësirës nënorbitale, në të cilën udhëtarët ekspozohen shkurtimisht ndaj mungesës së peshës dhe pamjes së hapësirës gjatë një fluturimi në skajin e atmosferë, 96.5 kilometra mbi Tokë.
Dhe udhëtimet në “buzë të hapësirës” – si ato të propozuara nga Zephalto dhe Space Perspective – janë përsëri të ndryshme.
Kapsulat në fjalë nuk do të arrinin në hapësirën nënorbitale, por do të fluturojnë përsëri dukshëm më lart se aeroplani mesatar komercial. Kjo do të thotë pamje të mrekullueshme të Tokës dhe yjeve, por pa humbje të gravitetit dhe ndjenjën shoqëruese të mungesës së peshës.
Farret d’Asties e krahason atmosferën brenda Celeste si të njëjtë me udhëtimin me aeroplan, vetëm me pamje të pabesueshme dhe atmosferë luksoze.
Brendësia e kapsulës nën presion është duke u ndërtuar nga stilisti francez, Joseph Dirand. Modelet nuk janë publikuar ende, por Zephalto premton se do të tregojnë “savoir-faire” franceze.
“E rafinuar dhe e lartë”
Edhe pse akoma nuk janë zyrtarizuar kuzhinierët e mundshëm të Celeste, mjeshtërit e kuzhinës do të kenë të drejtë të zgjedhin se çfarë do të përfshihet në meny.
Zephalto është i interesuar që “kuzhinierët të kenë mundësinë të shfrytëzojnë licencën e tyre krijuese dhe të sigurojnë aftësinë për të personalizuar përvojën e mysafirit për të ofruar diçka të rafinuar dhe të lartë” – kështu që disa kuzhinierë mund të vendosin që ushqimi të ndodhë para udhëtimit, dhe jo gjatë tij.
Zephalto thotë se ka punuar ngushtë gjithashtu me agjencinë hapësinore të Francës, CNES, në projekt dhe numëron kompaninë e aviacionit Airbus si një nga partnerët e saj. Kompania thotë se balona, e cila fuqizohet nga helium, do t’i kërkohet të ketë të njëjtat certifikime të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit si një aeroplan komercial.
Zephalto thotë se ka përfunduar tre fluturime testuese, me një tjetër të planifikuar për më vonë këtë vit, i cili do t’i nënshtrohet udhëtimit të plotë. Fluturimet do të hapen për njerëz të të gjitha moshave dhe nuk nevojitet trajnim paraprak.
Tani për tani, Celeste është planifikuar të niset nga Franca, por Zephalto shpreson të bëhet globale së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?