LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh

Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me kryetarin e Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, e përshëndeti Konferencën Rajonale Evropiane të Interpolit, që zhvillohet në Ohër, duke potencuar se si shtet na paraqet kënaqësi të madhe që ky eveniment mbahet pikërisht te ne dhe pikërisht në 30-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë Kriminele.

Kryetari i Kuvendit, siç informoi Kabineti i tij, nënvizoi se ne si shtet anëtar në NATO, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh dhe në këtë drejtim, marrim pjesë aktive edhe në aktivitetet e përbashkëta me Interpolin, me ç’rast japim kontribut serioz në sigurinë globale, si në rajon, ashtu edhe më gjerë.

E theksoi rolin e Kuvendit në raport me kornizën legjislative rreth sigurimit të funksionimit të papenguar të institucioneve tona të sigurisë. E theksoi edhe rolin e kontrollit demokratik të parlamentit mbi shërbimet e sigurisë, si edhe reformat që i kemi bërë në këto fusha. Në vazhdim, e shprehu edhe qëndrimin e vendit tonë në drejtim të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “si vend, ne e dënojmë agresionin nga ana e Rusisë në Ukrainë dhe japim kontributin tonë maksimal si një partner i besueshëm i NATO-s, në kontekst të çdo ndihme dhe mbështetje që nevojitet”.


Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori