LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kovaçevski në SHBA, mori mbështetje të fortë për vendin dhe anëtarësimin në BE

LSDM: Kovaçevski në SHBA, mori mbështetje të fortë për vendin dhe anëtarësimin në BE

SHBA i jep mbështetje të fortë Maqedonisë së Veriut në procesin e saj eurointegrues dhe këtë e vërteton edhe vizita gjysmëjavore e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në SHBA dhe takimet e shumta me përfaqësues të lartë të shtetit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Në takimet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të dërguarin dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe me disa senatorë dhe kongresmenë, mbështetja që Maqedonia e merr nga SHBA-ja ishte e padyshimtë.

Së bashku u konstatua se SHBA-ja e vlerëson seriozisht kontributin e Maqedonisë së Veriut dhe e konsideron atë aleate të fortë të NATO-s, duke dërguar mesazhin se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm drejt sigurimit të anëtarësimit në BE.


Kreu i shtetit amerikan përshëndeti edhe lidershipin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së, në një kohë kur lufta është ndezur në kontinentin evropian”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori