Nuk i gjeni dot çelësat e makinës? Harroni listën e ushqimeve? Nuk e mbani mend emrin e dikujt?
Nuk je vetëm. Të gjithë i harrojnë gjërat herë pas here. Megjithatë, humbja e kujtesës duhet trajtuar si problem.
Ndonëse nuk ka garanci kur bëhet fjalë për parandalimin e humbjes së kujtesës ose demencës, disa aktivitete mund të ndihmojnë.
1. Jini fizikisht aktiv çdo ditë
Aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe trurin. Kjo mund t’ju ndihmojë të mbani kujtesën tuaj aktive, shkruan MayoClinic.
2. Qëndroni mendërisht aktiv
Ashtu si aktiviteti fizik e mban trupin në formë, aktivitetet që angazhojnë mendjen ndihmojnë në mbajtjen e trurit në formë. Këto aktivitete mund të ndihmojnë në parandalimin e njëfarë humbjeje të kujtesës. Bëni fjalëkryqe. Lexoni. Luani lojëra. Mësoni një instrument muzikor. Provoni një hobi të ri, apo çfarëdolloj gjëje tjetër e cila do t’ju mbajë mendërisht aktiv.
3. Kaloni kohë me të tjerët
Ndërveprimi social ndihmon në largimin e depresionit dhe stresit. Të dyja këto mund të kontribuojnë në humbjen e kujtesës. Bashkohuni me të dashurit, miqtë dhe njerëzit e tjerë, veçanërisht nëse jetoni vetëm.
4. Qëndroni të organizuar
Ka më shumë gjasa të harroni gjërat nëse shtëpia juaj është e rrëmujshme ose nëse shënimet i keni rrëmujë. Shënoni detyrat, takimet dhe ngjarjet e tjera në një fletore, kalendar ose planifikues elektronik. Mbani të përditësuara listat e detyrave. Kufizoni shpërqendrimet. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë.
6. Hani një dietë të shëndetshme
Një dietë e shëndetshme është e mirë për trurin. Hani fruta, perime dhe drithëra. Zgjidhni burime proteinash me pak yndyrë, si peshku dhe fasulet. Ajo që pini gjithashtu ka rëndësi. Alkooli i tepërt mund të çojë në konfuzion dhe humbje të kujtesës.
7. Menaxhoni problemet kronike shëndetësore
Ndiqni këshillat e mjekut për trajtimin e gjendjeve mjekësore, të tilla si presioni i lartë i gjakut, diabeti, depresioni, humbja e dëgjimit dhe obeziteti.
Kur të kërkoni ndihmë për humbjen e kujtesës
Nëse jeni të shqetësuar për humbjen e kujtesës, lini një takim me mjekun, citon Anabel.
Nëse humbja e kujtesës ndikon në aftësinë tuaj për të kryer aktivitetetet e përditshme, nëse vëreni se kujtesa përkeqësohet, ose nëse një anëtar i familjes ose një mik është i shqetësuar, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City