Nga: Sarah O’Connor / The Financial Times (Titulli origjinal: The ability to work from home does not just benefit the elite)
Përkthimi: Telegrafi.com
Kohëve të fundit, puna po kritikohet. Kemi pasur tendencën e “dorëheqjes së madhe”, lëvizjen “anti-punë”, “dorëheqjen e qetë” dhe një valë grevash. Gjithçka duket se po e shton ndjenjën se puna po përkeqësohet dhe se njerëzit janë të ngopur me të. Madje, kërkuan që unë të bashkohem në një diskutim në podkast gjatë vitit të kaluar, të quajtur “A është ky fundi i punës, ashtu siç ne e njohim atë”?
Por, kjo jo domosdo është ajo që thonë të dhënat, të paktën në Mbretërinë e Bashkuar. Kur Alan Felstead dhe Rhys Davies nga Universitetit e Kardifit e udhëhoqën një pyetësor në internet – më 2018/19 dhe përsëri në 2022 – ata mblodhën rreth 100 mijë përgjigje nga njerëzit në të gjithë vendin, që iu përgjigjën pyetjeve të detajuara në lidhje me punët që kanë. Studiuesit zbuluan se në vitin 2022, njerëzit raportuan për më shumë mundësi për të vendosur se kur e nisin dhe kur e ndërpresin punën, më shumë mundësi për të marrë pushim në raste urgjente, më shumë menaxherë mbështetës, më pak presion në punë, më shumë ndikim në vendimet e lidhura me punën, perspektiva më të mira promovimi dhe siguri më të lartë në punë. Nga ana tjetër, ata kishin më pak diskrecion për detyrat e tyre të punës.
Të dhënat e pyetësorit në internet vlen të trajtohen paksa me kujdes, siç janë të gatshëm ta pranojnë këtë edhe autorët. Madhësia e kampionit ishte e madhe, por të anketuarit ishin të vetëpërzgjedhur dhe të anuar disi kah gratë, njerëzit që punonin në sektorin publik dhe në punët profesionale (megjithëse studiuesit u përpoqën ta kenë parasysh balancimin e kësaj).
Por, studimi i veçantë i cilësisë së punës në Mbretërinë e Bashkuar, i drejtuar çdo vit nga Instituti i Personelit dhe Zhvillimit, mbështet gjithashtu nocionin se puna mesatarisht është përkeqësuar: shumica e matjeve ishin mjaft të qëndrueshme, me njëfarë përmirësimi në balancën punë-jetë.
Nëse cilësia e punës është përmirësuar disi, pse ka ndodhur kjo? Tregu i ngushtë i punës i ka ndihmuar njerëzit të ndihen më pak të pasigurt – dhe mund t’i ketë shtyrë punëdhënësit të bëjnë ndryshime të tjera për të rekrutuar dhe ruajtur stafin. Pastaj është zhvendosja e shkaktuar nga pandemia drejt punës në distancë ose asaj hibride, të cilën Felstead e quan “ndryshim radikal, një moment ndriçues, një thyerje në histori”. Nicholas Bloom, profesor i ekonomisë në Universitetin e Stanfordit në ShBA, më tha se nivelet e punës nga shtëpia ishin dyfishuar afërsisht në çdo 15 vjet – deri në pandemi. Pastaj kishim “40 vjet përshpejtim në harkun e tri vjetëve”.
Felstead dhe Davies zbuluan se cilësia e punës u përmirësua më shumë në ato profesione që kishin më shumë gjasa të përfshinin punën nga shtëpia – të paktën një ditë në javë. Dhe, sidomos, këta fitues nuk ishin vetëm profesionistë me pagesë të lartë që kishin kushtet më të mira për të filluar me punën. Kjo vë një pikëpyetje mbi idenë se puna hibride e ka zgjeruar hendekun midis punëve “të mira” dhe atyre “të këqija”.
“Para pandemisë, ata që punonin nga shtëpia ishin në nivelet më të larta, por ky përfitim ka rënë”, më tha Felsted. Njerëz të tillë, si punonjësit e qendrës së thirrjeve, stafi administrativ, këshilltarët e strehimit dhe avokatët kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të punojnë nga shtëpia, të paktën një ditë në javë, sesa kishin përpara pandemisë. Dhe, kjo duket se e ka bërë cilësinë e punës së tyre më të mirë: më fleksibile; me pak presion.
Sigurisht, shumë njerëz nuk mund të punojnë kurrë nga distanca. Mendoj se nuk është për t’u habitur se këta punëtorë kanë pasur më shumë gjasa ta lënë punën ose të hyjnë në grevë. Sondazhet e CIPD-së sugjerojnë se njerëzit me punë të kujdesit ndaj të tjerëve, në punë me orar të pjesshëm dhe punë në fabrika, janë ndër ata që në fakt kanë përjetuar një rënie në ekuilibrin punë-jetë – që nga fillimi i pandemisë. Paga ka qenë sigurisht arsyeja kryesore për konfliktin industrial në kohën e rënies reale të pagave, por Bloom thotë se aftësia për të bërë punë hibride është e barabartë me një rritje të pagës prej rreth shtatë deri në tetë për qind, bazuar në sondazhet se si njerëzit e vlerësojnë këtë. Ky është përfitimi që ka rënë në mënyrë shumë të pabarabartë.
A është puna hibride këtu për të mbetur? Hulumtimi nga Bloomi dhe kolegët e tij, i cili përdori një model të gjerë me inteligjencën artificiale për të analizuar 250 milionë reklama pune në pesë vende anglishtfolëse, tregon se përqindja e postimeve që në mënyrë eksplicite ofrojnë punë krejtësisht në distancë ose hibride është rritur nga nën pesë për qind para pandemisë në afërsisht dhjetë për qind ose më shumë në të gjitha vendet (mbi 15 për qind në Mbretërinë e Bashkuar) më 2023. Por, ia vlen të kujtojmë se “normalja e re” nuk është testuar ende në një treg pune ku papunësia është e lartë dhe punëtorët po konkurrojnë për punë, dhe jo anasjelltas.
Shpresoj që punëdhënësit nuk do të përpiqen ta kthejnë orën prapa, edhe nëse zbulojnë se munden. Puna hibride duket se ka përmirësuar jetën e punës – jo për të gjithë, por jo as vetëm për elitën. Shumë punë janë ende të këqija, por nëse disa janë më pak të këqija ose më të mira, ky është përparimi që ne nuk duhet ta hedhim poshtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër