LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, nuk ka nevojë për një të dytë

Gërvalla: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, nuk ka nevojë për një të dytë
Foto: Arkiv

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me homologun kroat Gordan Grliq Radman.

Gërvalla theksoi se kanë shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut dhe se presin nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të  implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha ministrja.


Ministrja po ashtu deklaroi me homologun kanë biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“U pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë por që më në fund qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në janar 2024. E falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë për aplikimin në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës për anëtarësimin në BE për aplikimin e që ka filluar të marrë formë. Biseduam gjithashtu edhe për konsultimeve politike që do t’i kemi pas disa javësh”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori