Matura shtetërore në Maqedoni do të vonohet, vazhdon greva e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve
Vazhdon greva e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), pas dy takimeve të pasuksesshme me ministritë e Financave dhe të Arsimit. Sipas punonjësve të QSHP, është e pamundur të realizohen provimet e maturës shtetërore në përputhje me datat dhe kjo do të thotë zgjatje e kohës në të cilën do të shpallen rezultatet.
Ata thonë se kanë marrë një ofertë të papranueshme nga Ministria e Financave për rritje të pagave për rreth një mijë denarë, ndërsa takimi i dytë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave është mbajtur të enjten e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi pasur dy takime të pasuksesshme. E fundit ishte me ministrin e Arsimit, në prani të një personi nga Ministria e Financave. Nuk morëm asgjë të re në atë takim. Propozimi i Ministrisë së Financave është rritje prej gati 1000 denarë dhe se këto janë vijat e kuqe të tyre”, tha Emilia Boshkovska, kryetare e Organizatës Sindikale në QSHP.
Sipas saj, ka punonjës që në vend të grevës vazhduan t’i kryejnë detyrat e tyre, por shumica ende nuk punojnë deri në ngritjen e pagave.
Greva e Qendrës Shtetërore të Provimeve hyn në javën e tretë. Ata më 24 prill njoftuan se 11 nga gjithsej 29 punëtorë, të cilët janë në pozita të ndryshme, janë të barabartë dhe marrin pagë minimale prej 20.000 denarë, janë në grevë. Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka njoftuar se do të jetë në grevë deri në marrjen e pëlqimit të Ministrisë së Financave për rritjen e pagave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe