LAJMI I FUNDIT:

Talevski: LSDM është për një njësi zgjedhore, për pragun dhe listat e hapura duhet të ketë debat

Talevski: LSDM është për një njësi zgjedhore, për pragun dhe listat e hapura duhet të ketë debat

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp theksoi se partia e tij mbështet ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

“LSDM i mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke marrë parasysh se pikërisht ne ishim partia e parë politike e cila në programin e vet, që në vitin 2016 propozuam një njësi zgjedhore”, u shpreh Talevski.

Ai shtoi se po ashtu mbështesin edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së dhe ODHIR-it.


“Sa i përket pragut zgjedhor dhe listave të hapura si dhe duke marrë parasysh se Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus, bëjmë thirrje për debat, përmes grupit të punës nga ku edhe do të vërtetohet nevoja për lista të hapura dhe pragut”, u shpreh Talevski.

Sipas tij, duhet të diskutohet në lidhje me këtë çështje dhe më pas të gjitha propozimet e sjellura me konsensus të votohen në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori