LAJMI I FUNDIT:

Kanabis për turistët në Himarë, arrestohen dy të rinj nga Tirana

Kanabis për turistët në Himarë, arrestohen dy të rinj nga Tirana

Policia e Himarës ka sekuestruar 1,500 doza lëndë narkotike kanabis, gati për shitje dhe ka arrestuar dy persona.

Në pranga i vunë shtetasit O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në kamperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/