LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton komandant Drinin: Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Haradinaj kujton komandant Drinin: Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – komandant Drini, në 23 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj tha se komandant Drini, dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


“Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/