Përfaqësues të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk besojnë në zbardhjen e shpejtë të fatit të më të dashurve të tyre.
Ata dyshojnë edhe në rezultatet që mund të pasojnë pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dyshime për rezultate konkrete kanë edhe ekspertë të drejtësisë që mirëpresin miratimin e deklaratës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit, përfshirë këtu të zhdukurit me forcë. Në deklaratë, mes tjerash thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen të bashkëpunojnë për identifikimin e vendvarreve të dyshimta për gjurmime dhe zotohen për dhënien e informacioneve të sakta që ndihmojnë gjetjen dhe identifikimin e Personave të Zhdukur nga 1 janari 1998 deri në fund të vitit 2000.
Nënshkrimi i Deklaratës për të zhdukurit, 24 vite pas përfundimit të luftës në Kosovës, pritet të ndikojë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Bajram Qerkini, nga Shoqata “Zëri i Prindërve”, në një prononcim për Radio Kosovën thotë se është i pakënaqur me përmbajtjen e ujdisë së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se nuk beson që marrëveshja do të ndikojë në shpejtimin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve.
“Në krejt atë që e kam lexuar dhe e kam lexuar, asnjë fjalë të re nuk ka në deklaratë. Kjo e zvarritë procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, e kurrsesi nuk kanë sjellë një dakordim apo një shpresë të vogël që do të përshpejtohet procesi. Politika është përzier dhe nuk ka një herë asnjë shenjë. Asnjë hap përpara nuk ka me u bë”, tha ai.
Pak më optimist shprehet profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu, i cili për vite drejtoi Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai thotë për Radio Kosovën se miratimi i deklaratës për të zhdukurit, në parim është gjë e mirë, por rezultatet e saj në praktikë mbetet të shihen.
“Kjo marrëveshje që është bërë tani ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mirë, mirëpo është mjaft e dyshimtë se a do t’i përmbushë Serbia obligimet e saj. E them këtë, për shkak se Serbia në mënyrë sistematike dhe zyrtare i ka kidnapuar këta persona dhe një numër të madh prej tyre edhe i ka vrarë”, tha ai.
Sipas të dhënave, numri i personave që ende vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë është 1 mijë e 617. Në mesin e të zhdukurve janë edhe disa serbë e pjesëtarë të komuniteteve të tjera.
“Zhdukja e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në Kosovë nuk është bërë nga struktura shtetërore, e për rrjedhojë zbardhja e fatit të tyre mund të jetë më sfiduese”, thotë profesor Salihu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova