Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pacientët të cilët janë të prekur me sëmundjet malinje detyrohen të presin me orë të tëra për të marrë një trajtim, e gjithë kjo si pasojë e mungesës së hapësirës së nevojshme dhe mungesës së shtretërve në këtë klinikë.
Për këtë problem, pacientët para disa ditësh kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmirësimin e kushteve.
“Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak të kushteve tejet të rënda, si rezultat i mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion”, thuhet mes tjerash në kërkesën e pacientëve.
Lidhur më këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, për të mësuar nëse do të ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve.
MSH bëri të ditur që së shpejti do të hapin tenderin për rritjen e kapaciteteve të saja në infrastrukturë.
“Në këtë Klinikë pritet që gjatë këtij muaji të hapet tenderi për rritjen e kapaciteteve të saja në infrastrukturë, më qëllim të krijimit të hapësirave të reja për pacientë që marrin shërbime në Onkologji dhe personelin që ofron këto shërbime. Më shumë detaje rreth procedurave të këtij investimi mund të merrni në SHSKUK, pasi që ky shërbim është njësi e ndarë buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Sa i përket pagesës së specializantëve, MSH bëri të ditur se pagesat janë duke u realizuar sipas procedurave të përcaktuara me ligj.
“Sipas të dhënave nga administrata e MSh-së, pagesat e specializantëve janë bërë për janar shkurt dhe mars, ndërsa janë duke u pranuar raportet nga njësite e SHSKUK-së pre vijueshmërinë e tyre në program për të ekzekutuar pagesën edhe për muajin prillit sipas procedurave të përcaktuara me ligj”, thekson MSH.
Ndryshe, për numrin e madh të pacientëve të prekur me sëmundje malinje dhe mungesën e hapësirës në Onkologji, para disa ditëve ka folur edhe Vildane Goga- Çmega, shefe e shërbimit të kimioterapisë në Qendrën Klinike Universitare.
Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka thënë se brenda ditës klinikën e frekuentojnë deri në 180 pacientë.
“Brenda ditës klinikën e frekuentojnë nga 150 deri në 180 pacientë, duke i përllogaritur të dy repartet atë të kimioterapisë dhe të radioterapisë. Sa i përket marrjes së shërbimeve vetëm kimioterapeutike, brenda vitit regjistrohen diku 5 mijë cikle të pacientëve të ndryshëm”, kishte deklaruar ajo.
Doktoresha kishte njoftuar se kanceri më i përhapur është ai mushkërive dhe kanceri i gjirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmetet godasin në Shkodër dhe Çorovodë
Petrova: Mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile, kemi pagesë më të lartë krahasuar me vitin e kaluar
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje