LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me pesë ligje, 150 milionë euro më pak dhe ndërtim më i shpejtë i korridoreve

LSDM: Me pesë ligje, 150 milionë euro më pak dhe ndërtim më i shpejtë i korridoreve

Me përfundimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë në hartën e BE-së, Maqedonia do të kthehet në një udhëkryq në Ballkan dhe do të forcojë rëndësinë e saj gjeostrategjike – konstatojnë përmes një kumtese nga LSDM e Kovaçevskit.

Kjo rrugë sipas LSDM-së, është thelbësore për krijimin e potencialeve të reja për ekonominë dhe hapjen e potencialeve të reja dhe vende pune të reja të paguara mirë për qytetarët e vendit.

“Ky është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit, me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga këto fonde, të paktën 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë tona vendase, ekonomia maqedonase ka akses në dy porte të reja – Durrësin dhe Burgasin, dhe rritje nominale të PBB-së prej dy për qind në vit. Kuvendi duhet të miratojë ndryshime në pesë ligje, në mënyrë që korridoret, si projekte kombëtare dhe strategjike, të ndërtohen më shpejt dhe të kushtojnë 150 milionë euro më pak”, thonë nga LSDM.


Nga kjo parti, akuzojnë VMRO-DPMNE-në se prej dy javësh, sipas tyre, bën fushatë kundër ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D dhe kundër kompanisë së njohur amerikane Bechtel, për të bllokuar këtë projekt kombëtar.

“Bllokada e OBRM-PDUKM-së dhe Levicës do t’i kushtonte qytetarëve 150 milionë euro dhe 2 vite të tjera të humbura. Nuk do të lejojmë përsëritjen e kaosit si në autostradën Kërçovë-Ohër, të cilën e bëri OBRM-PDUKM. LSDM do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që këto ndryshime ligjore të miratohen në procedurë të duhur”, thuhet më tej në kumtesë.

LSDM zotohet për të mposhtur, sipas tyre, bllokadat e OBRM-PDUKM-së dhe Levicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

Kronika e Zezë
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Lajme
Kalo në kategori