Me ndryshimet ligjore në Maqedoni në vitin 2016 u mundësua që kompanitë private të fitojnë licenca për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pas kësaj me dhjetëra biznese u regjistruan dhe morën leje për prodhimin e vajit mjekësor të kanabisit. Kultivimi i kanabisit në Maqedoni sipas ligjit lejohet vetëm për persona juridikë, të cilët do ta bëjnë për qëllime mjekësore dhe shkencore. Ata duhet së pari të pajisen me licencë nga Ministria e Shëndetësisë, pas miratimit paraprak nga Qeveria.
Sipas Ligjit për kontrollin e substancave narkotike dhe substancave psikotrope, një kompani mund të marrë licencë nëse ka siguruar hapësirë, sipërfaqe ose tokë të përshtatshme për kultivim, tharje dhe ruajtje. Kanabisi për qëllime mjekësore janë të gjitha pjesët ajrore të freskëta ose të thata të bimës, duke përfshirë edhe farat.
Mirëpo përderisa disa vite më parë janë dhënë dhjetëra licenca për rritjen e kanabisit në vetëm një vit, në vitin 2022 janë dhënë vetëm dy licenca. Në ndërkohë më shumë kompani kanë mbetur edhe pa licenca. Lejet janë tërhequr si rrjedhojë e humbjes së interesimit të kompanive pas pamundësimit të eksportit, mbylljes së vetë bizneseve me largimin e punëtorëve, apo edhe të heqjes së vetë bizneseve që nuk shohin leverdi nga një veprimtari e tillë.
Në ndërkohë gati dy vite më parë Qeveria tërhoqi nga procedura parlamentare projektligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope, i cili duhej të eksportonte lule të thata dhe për të cilin kompanitë protestuan dhe kërkuan votimin e Kuvendit. Gjithashtu më 9 shtator të vitit 2021, ekzekutivi e ka tërhequr projektligjin që ishte dorëzuar më 19 korrik 2021.
Më 20 korrik të vitit 2021 nga partia opozitare OBRM-PDUKM, theksuan se kur propozim ligji për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope do të kalojë filtrin parlamentar me flamur evropian, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do t’i bllokojë të gjitha ligjet e ardhshme. Sipas tyre, licencat e kanabisit ishin dhënë vitet e fundit si licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe produktit përfundimtar për qëllime mjekësore, por jo për eksport në formën e lules së tharë të kanabisit, siç parashikonte kjo zgjidhje ligjore.
Në shtator të vitit 2021, nga kjo parti opozitare informuan se falë përpjekjeve dhe këmbënguljes së Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit për “Rindërtimin e Maqedonisë”, koalicioni qeveritar dhe shumica qeverisëse, pas iniciativës dhe kërkesës së mëparshme të Grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, e tërhoqi Propozimin – Ligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope, i njohur në opinion si Ligji për Marijuanën.
Nga shoqata “Maccanabis” disa herë i kanë bërë apel Qeverisë që të lejojë eksportin e lules së kanabisit. Shumica e kompanive që kanë licencë nuk kanë arritur të prodhojnë vaj kanabisi sipas standardeve evropiane, ndaj kërkonin leje për eksportin e luleve të thata të kanabisit, gjë që ligji ekzistues nuk e lejon./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite