Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.G., i cili gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Grabitja” e ngelur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri D.G., me datë 03.05.2023 rreth orës 16:04 minuta, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e njërit nga filialat mikrofinanciare, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarës, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryej grabitjen mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S.Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime trupore, i penguar nga zyrtari i sigurimit, i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe gjatë ikjes të njëjtit në vendin e ngjarjes i bien çelësat që kishte me vete, në mesin e të cilëve edhe çelësi i veturës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Grabitja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.
“Po ashtu, i pandehuri D.G., posedon armë në kundërshtim me Ligjin për Armët, në atë mënyrë që pas sulmit nën kërcënimin e armës që e bën në drejtim të të dëmtuarit, i pandehuri bëhet i paarritshëm për organet e ndjekjes deri më datë 05.05.2023 i cili arrestohet dhe konstatohet se i njëjti ka mbajtur në posedim armën e zjarrit – pistoletë të tipit “BLOË C75”, Cal. 9 mm P.A.K., dhe një sharzher, për të cilën armë nuk posedonte leje valide nga organi kompetent. Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”.
“Vlen të theksohet se Prokuroria në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor, ka ndërmarrë një mori masash hetimore në mesin e tyre ka aplikuar edhe masat e veçanta hetimore të hetimit dhe pas shumë veprimeve hetimore ka arritur që pos këtij rasti të zbulojë edhe dy raste tjera të grabitjes, njëri i ndodhur më datë 27.01.2023 në qytetin e Prizrenit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit janë grabitur 11.700 euro dhe tjetri i ndodhur më datë 04.05.2023 në Prishtinë, ku gjithashtu nën kërcënimin e armës janë grabitur nga i njëjti kryerës 2280 euro”, përfundon njoftimi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!