LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ministri Mehaj pritet me nderime ushtarake në Itali

Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ministri Mehaj pritet me nderime ushtarake në Itali

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto.

Në këtë takim, ministri Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.


Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë në ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit urban, deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Përveç të tjerash, në këtë takim u bisedua dhe për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër agresorit rus.

Në këtë aspekt, ministri i Mehaj bëri të ditur se Kosova mbanë qëndrim të qartë kundër politikave ruse dhe në vazhdimësi, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Ai theksoi se vendi jonë është duke ofruar gjithçka që është e mundshme, brenda kapaciteteve, duke përfshirë pranimin e refugjatëve si dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe po ashtu ofrimin e trajnimeve me instruktorë specialistë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme ofruar nga shtetit italian, duke u zotuar për vazhdim të thellimit të këtij bashkëpunimi, që është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori