Informacioni i parë në lidhje me veturën e re elektrike Peugeot e-2008 është shfaqur së fundmi, duke treguar se modeli i ri ka marrë një ndryshim në dizajn e gjithashtu edhe përditësime teknike. Është diçka interesante duke e parë që edhe modeli kryesor Peugeot 2008 pritet që të ketë përditësime të njëjta në pjesën e jashtme dhe atë të brendshme.
Për shembull, pjesa e përparme e Peugeot e-2008 e re tani ka një grilë të re të zgjeruar që kalon nën fenerët. Dritat e drejtimit janë bërë në formën e linjave të trefishta, të cilat janë instaluar në kamare të veçanta të parakolpit të përparmë – dhe meqë ra fjala, edhe ajo gjithashtu ka ndryshuar.
Përveç kësaj, kushtojini vëmendje logos së re të Peugeot, dritave të ndryshuara, rrotave origjinale, dhe si zakonisht, vetura elektrike Peugeot e-2008 ndryshon nga modeli kryesor Peugeot 2008 nga logot e shumta në formën e një shkronje “e”, shkruan MEZHA, përcjell Telegrafi.
Përveç pamjes, vetura elektrike ka përmirësuar dukshëm edhe pjesën e saj teknike. Nga tani e tutje, “crossover-i” Peugeot e-2008 do të ketë një motor më të fuqishëm elektrik me fuqi prej 156 kuaj fuqi dhe një bateri me kapacitet prej 54kWh – teksa kjo bateri do të ngritë rrezen e vozitjes deri në 406 kilometra,
Ndryshime të caktuara mund të vërehen edhe në pjesën e brendshme. Paneli 3D i instrumenteve me madhësi prej 10 inç dhe ekrani qendror me po të njëjtën madhësi tërheqin më shumë vëmendjen – këto detaje duhet të jenë pikat kryesore të përditësimeve të brendshme si për veturën elektrike Peugeot e-2008, ashtu edhe për versionet me derivate Peugeot 2008. Në brendësi gjendet po ashtu edhe një timon me një logo të re dhe zbukurim të sediljeve me ngjyrë jeshile të lehtë.
Tashmë është e qartë se cila do të jetë pjesa e jashtme dhe e brendshme e makinës së përditësuar. Pyetjet lindin vetëm me njësitë e fuqisë. Pritet që “crossoveri” i ri Peugeot 2008 të marrë motorë benzine 1.2 litra me një kapacitet 100 dhe 130 kuaj fuqi në kombinim me një tranmision manual ose automatik.
Më vonë, versioni hibrid me 136 kuaj fuqi, i bazuar në motorin e njëjtë 1.2 litërsh me benzinë, por me shtimin e një motori elektrik dhe transmisionit robotik, pritet të shfaqet për modelin Peugeot 2008. Sidoqoftë, nëse versionet e rregullta të makinës së përditësuar Peugeot 2008 shfaqen para fundit të këtij viti, atëherë versioni hibrid nuk do të të dalë në treg deri në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
BMW X8 po vjen!
Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë
Mitsubishi publikon imazh 'ngacmues' të modelit të ri elektrik
Versioni i3 i ardhshëm do të duket më shumë si një BMW 'i vërtetë'
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025