LAJMI I FUNDIT:

Versioni i3 i ardhshëm do të duket më shumë si një BMW ‘i vërtetë’

Versioni i3 i ardhshëm do të duket më shumë si një BMW ‘i vërtetë’

Një dekadë pas debutimit të tij, BMW i3 mbetet një nga EV-të me pamje më interesante në rrugë.

Vijat e pazakonta, plot me “materiale miqësore me mjedisin”, ishin aq përpara kohës së tyre sa BMW mund ta lansonte atë si një makinë të re në 2023 me pajisje të përmirësuar dhe një gamë të mirë dhe askush nuk do ta merrte me mend se është 10 vjeç.


Por duket se jo të gjithë e ndajnë të njëjtin entuziazëm.

Një ekzekutiv i BMW kohët e fundit u tha gazetarëve se ndërsa kompania ishte padyshim e interesuar në ndërtimin e një EV të vogël, çdo pasardhës i i3 do të dukej shumë më pak radikal “për të qetësuar fansat konservatorë të BMW”.

“Shumë njerëzve u pëlqeu, por në sytë e të tjerëve i3 nuk ishte një BMW e vërtetë”, citohet të ketë thënë shefi i zhvillimit të BMW, Frank Weber për Automobilwoche, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.

Sidoqoftë, pavarësisht dizajnit të tij polarizues, i3 u tregua i suksesshëm për BMW.

Deri në kohën kur prodhimi kishte përfunduar vitin e kaluar, më shumë se 250,000 BEV dhe i3 hibride me gamë të zgjeruar ishin shitur. /Telegrafi/