Ndërtimi i korridoreve, Kuvendi i RMV-së nuk ka caktuar seancë për marrëveshjen
Deputetët akoma nuk kanë rënë dakord për një seancë të mbyllur për shqyrtimin e Marrëveshjes së shtetit me Bechtel Enkan për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. LSDM-ja pret që OBRM-PDUKM-ja të zgjedhë komisionin ku dëshiron që kjo marrëveshje të shqyrtohet vetëm nga deputetët me certifikatë sigurie. Por OBRM-PDUKM-ja tani kërkon që marrëveshjen ta kenë të gjithë deputetët dhe të organizohet debat publik.
“Nuk e kam të qartë se pse zvarritet. Sqarimi i vetëm i logjikshëm është se në fakt edhe nuk e kanë aq të rëndësishme sepse marrëveshjen tashmë e kanë dhe e dinë. Prandaj nuk e kanë të rëndësishme një seancë në të cilën do të mund ta shohin marrëveshjen sipas procedurave por e kanë të rëndësishme të shpërndajnë gënjeshtra dhe manipulime, shtrembërojnë gjëra dhe nxjerrin pjesë të marrëveshjes, vetëm e vetëm që marrëveshja të mos realizohet”, tha Snezhana Kalevski Vançeva, deputete e LSDM-së.
OBRM-PDUKM-ja e cila e ka siguruar marrëveshjen nga kallëzuesit e saj, vazhdon të publikojë detaje të tjera që i konsideron kontestuese. Ata thonë se qeveria ka pranuar që në rast të kontestit, arbitrazhi do të ndiqet sipas ligjeve Anglisë dhe Uellsit.
“Është më se e qartë pse qeveria ua fsheh qytetarëve këtë kontratë të dëmshme, ku mbi bazën e penaliteteve tashmë janë paguar rreth 120 milionë euro, pa u vendosur asnjë gur, ku është planifikuar një javë pune 60 orëshe, ku shkelen ligjet për urbanistikën, ku do të ketë ndërtim pa leje, ndërtime në zona arkeologjike etj. Dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë kontratë të dëmshme, duhet të ketë përgjegjësi!”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Njëri nga ligjet me kontestuese është ai për marrëdhënie pune. Prasi Presidenti Pendarovski një ditë më parë njoftoi se nuk do të dekretojë ndryshimet ligjore që zgjasin orarin e punës nga 40 në 60 orë për punëtorët e ndërtimtarisë në projekte strategjike, nga LSDM-ja thonë se bëhet fjalë për manipulim.
“Vetëm dua të theksoj se me vetëdije manipulohet me 60 orë pune në javë. As qeveria dhe as deputetët e shumicës dhe asnjë deputet në Kuvend nuk i lejon vetes të propozojë ose të mbështesë zgjidhje ligjore e cila i rrezikon të drejtat e punëtorëve që bazohen në Kushtetutë dhe në ligjin për marrëdhënie pune”, tha Snezhana Kalevski Vançeva, deputete e LSDM-së.
Tetë ligje të propozuara më shumë se tre javë më parë nga deputetët e shumicës, kryesisht të BDI-së, kanë ngecur në procedura parlamentare për shkak të bllokimit nga OBRM-PDUKM./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana s’kishte vjedhje me inceneratorë dhe pastrim parash të krimit
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Rama ironizon Bashën: Luli ishte omëlsina e të gjithëve
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin