Më 18, 19 dhe 20 maj 2023, organizata joqeveritare GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të diasporës shqiptare, konferencën “Diaspora Flet” në Prishtinë.
Këtë vit, konferenca është kuruar rreth temës “Si mund të bashkë-krijojmë?” – me synimin për të eksploruar dhe nxitur mënyra të bashkë-krijimit që ndikojnë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar, kontribuojnë në komunitetet e diasporës dhe bëjnë ndryshime domethënëse në vendet e origjinës.
Në këtë organizim i cili mbahet çdo dy vjet synohet të diskutohet për zhvillimin e vendeve amë, diskutime këto të cilat do të bëhen nga folësit tanë që njejtë si organizimet e dy edicioneve paraprake tejet të suksesshme të vitit 2018 dhe 2020, do të bashkojnë qindra profesionistë dhe politikë-bërës si gërshetim i diasporës me vendet amë, për të diskutuar, prezentuar dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit për shtetet tona.
Programi i konferencës përmban:
Panele diskutimi dhe tryeza
Lidhja e bizneseve dhe rrjetëzim
Prezantime dhe fjalime inspiruese
Sesione të dedikuara parlamentare
Të gjitha këto aktivitete do të mbahen brenda 3 ditëve të ndara në 18 sesione.
Konferenca pritet të ketë mbi 400 pjesëmarrës gjatë tre ditëve. Përveç të ftuarve, konferenca do të jetë e hapur për publikun dhe të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht.
Vlen të përmendet se biletat për konferencë janë FALAS por duhet të regjistroheni në linkun e më poshtëm.
Për më shumë informata na ndiqni kanalet sociale në vijim:
Facebook: GERMIN
Instagram: germinngo
GERMIN është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, e cila përdor kanale të ndryshme për të lehtësuar lidhjen midis komuniteteve të diasporës dhe vendeve të origjinës. OJQ-ja tash e sa vite është përkushtuar për të krijuar një ekosistem të gjallë dhe të qëndrueshëm të angazhimit të diasporës dhe konferenca ‘Diaspora Flet’ është një ngjarje kryesore që demonstron përkushtimin tonë për arritjen e këtij qëllimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze