LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gjëra që ju presin në Prishtina Max Fest 2023

Dhjetë gjëra që ju presin në Prishtina Max Fest 2023

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek edicioni i tretë i “Prishtina Max Fest 2023”, festivali më i madh i turizmit në Kosovë dhe organizimi më i madh jo komercial.

Stafi profesional i Max Travel ka përgatitur një super organizim të menduar mirë me shumë gjëra për të bërë, për të sjell aktivitete te ndryshme qe përcjellin emocion për të gjitha grupmoshat.

Festivali më i madh i turizmit në Kosovë, “Prishtina Max Fest” do të jetë i hapur për 3 ditë me radhë, nga ora 10:00-19:00 në sheshin George Bush në Prishtinë, ku premtohet që do të jetë një ngjarje spektakolare dhe e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

1. Informacione për hotelet më prestigjoze

Ky organizim gjatë 3 ditëve do të sjellë për ju Panairin e Turizmit me më shumë se 50 përfaqësues të hoteleve nga destinacionet më të njohura të Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe hotele nga Egjipti dhe Dubai.

Gjatë tërë ditës nga ora 10:00 – 19:00 me datat 7-9 maj në sheshin e ri “George Bush”, organizimi i festivalit “Prishtina Max Fest 2023” ju informon deri në çdo detaj të fundit në lidhje me hotele dhe pushimet tuaja, duke ju lehtësuar bindshëm për të bërë zgjedhje

2. Një shans për të bashkëvepruar me përfaqësuesit e Max Travel dhe për të rezervuar pushimet tuaja verore aty për aty

Max Travel është një agjension turistik që ofron një gamë të gjerë të pakove të pushimeve për destinacione të ndryshme. Kjo gjë ndodh pikërisht edhe në Festivalin më të madh të turizmit “Prishtina Max Fest”, ku përmes agjendave të shitjes direkte nga sheshi më i ri “George Bush” në Prishtinë, ju mund të bëni rezervimin për pushimin tuaj të ardhshëm.

Janë vetëm disa hapa të thjeshtë që duhet të ndiqni për të bërë rezervimin tuaj në Max Travel në shesh, derisa juve ju mbetet vetëm te zgjidhni datën dhe hotelin për pushimet tuaja.

3. Super oferta gjatë panairit

Në Festivalin me te madh te turizmit “Prishtina Max Fest 2023”, perveç prezantimit të hoteleve dhe shërbimeve, juve do ju ofrohen edhe çmimet me te arsyeshme ne kombinim me nevojat tuaja. Mendoni destinacionin e radhës, MAX TRAVEL ju sjell ofertën më të mirë për ta bërë realitet këtë ëndërr.

Për gjatë 3 ditëve do të përfitoni super zbritje nga hotelet e pranishme në panairin “Prishtina Max Fest 2023”, mjafton te jeni pjesë e panairit dhe të bëni këtë vit pushimin e ëndrrave tuaja me një super çmim nga Max Travel.

3. Shumë dhurata dhe surpriza

Pjesëmarrja juaj në Prishtina Max Fest do të shpërblehet me shumë dhurata dhe surpriza të ndryshme të përgatitura enkas për ju. Në këtë festival, Max Travel përveç se do ju ofrojë mundësinë e rezervimit të pushimeve tuaja me super oferta ju do të mund të merrni edhe shumë dhurata nga hoteli juaj i preferuar. Duke filluar qysh nga mëngjesi i 7 majit e deri në natën kulminante të 9 majit ku do të këtë shumë gjera për të parë dhe për të bërë në Prishtina Max Fest. Besojmë që kjo mund të jetë një mundësi për të bashkuar të rinjtë dhe familjet, që të kenë emocione të paharrueshme e që të gjitha këto i ofron Max Travel në Prishtina MaxFest.

4. Dy ditë të mbushura me argëtim për fëmijët

Ky organizim ofron një program të plotë për fëmijët me datën 7 dhe 9 maj që nga mëngjesi në sheshin George Bush me përplot aktivitete të dedikuar enkas për ta. Aktivitetet për fëmijë janë një mënyrë e shkëlqyer dhe e menduar mirë për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja duke kaluar kohë me palaço, maskota te ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës.

Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për fëmijët të kenë një ditë të këndshme dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara për ta.

5. Koncert për fëmijë

Përveç aktiviteteve të ndryshme, me 7 maj nga ora 15:00, shkolla e muzikës “Prenk Jakova” ka përgatitur super koncert për argëtimin e fëmijëve. Ndërsa për fëmijët qe e duan vallëzimin, ejani te kërcejmë se bashku nga ora 16:00 me performancen e përgatitur nga “Qendra kulturore e fëmijëve në Prishtinë”.

Max Travel beson në organizimet e tyre dhe kjo është arsyeja pse ata kujdesen për të ofruar argëtim sa më të mirë për të gjithë pjesëmarrësit.

6. Mundësi për të fituar çmime dhe për të marrë pjesë në sfidat dhe garat e organizuara nga Max Travel dhe TOKA

Me rastin e shënimit të ditës së Tokës më 9 Maj, Max Travel së bashku me organizatën TOKA në Festivalin më të madh të turizmit “Prishtina Max Fest”, kanë përgatitur shume lojëra, dhurata, sfida dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët. Përveç që do të mundohemi të sjellim aktivitete për argëtim të pafund, të gjithë fëmijët do të kenë mundësi që të shpërblehen me dhurata.

Të gjithë fëmijët kanë mundësinë për të ngjyrosur banerin unik të përgatitur enkas për ta.

7. Mega koncerte FALAS me këngëtarët më të njohur 

Max Travel sjell FALAS një super spektakël në një organizim të vetëm me superyjet përgjatë 3 ditëve në sheshin “George Bush” në Prishtinë.

Në ditën e Diel, me datën 7 maj, do të mbahet një mega koncert FALAS në sheshin George Bush duke filluar nga ora 19:00. Në këtë koncert do të performojnë artistë të ndryshëm, si DJ, Bardhi, Elvana Gjata, dhe surpriza të tjera të përgatitura posaçërisht për publikun.

Në ditën e hënë, me datën 8 maj, mbrëmja do të kulmojë me një mega koncert falas në të njëjtën vend duke filluar nga ora 19:00. Në këtë koncert, përveç surprizave të shumta, do të performojnë DJ, Offchestra, Melinda dhe Cozman.

Në natën e 9 majit, i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë me një super koncert falas në sheshin George Bush, ku për të gjithë të pranishmit do të performojnë Sabri Fejzullahu, Pint Lyrical Son & Mc Kresha, Shemi&Ilirët dhe shume surpriza të tjera gjatë mbrëmjes.

Ky festival është i hapur për të gjitha moshat dhe me një shumëllojshmëri aktivitetesh për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

8. Sa më afër superyjeve

Por ajo që e bën Prishtina Max Fest të veçantë janë koncertet FALAS që ofrohen gjatë tre netëve të festivalit për të gjithë pjesëmarrësit pa dallim moshe. Gjatë mbrëmjeve nga 7-9 maj të gjithë publiku do të ketë mundësinë të shijojë më afër se kurrë mega koncerte nga superyjet si Bardhi, Elvana Gjata, Melinda, Offchestra, Cozman, Sabri Fejzullahu, Shemi&Iliret, Pint Lyrical Son & Mc Kresha dhe shumë surpriza të tjera.

Mos harroni,  bëhuni pjesë e Prishtina Max Fest dhe krijoni kujtimet më të bukura të verës suaj.

9. Ushqime dhe pije të shijshme 

Festivali gjithashtu ofron një sërë opsionesh ushqimi dhe pijesh, duke përfshirë kështu edhe Fast Food. Ju gjithashtu mund të shijoni një shumëllojshmëri të pijeve vendase, birrave, verërave dhe koktejeve të ndryshme.

10. Një shans për t’u shoqëruar dhe për të takuar njerëz të rinj 

Një organizim kaq i madhe sigurisht se do të jetë një super mundësi për të gjithë te pranishmit, për tu njohur nga afër me hotelet më prestigjoze nga 3 destinacionet e Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe hotele nga Egjipti dhe Dubai.

Por festivali nuk mbaron me kaq, shume aktivitete për fëmijë, koncerte për 3 netë me radhë, surpriza e dhurata te shumta ju presin përgjatë 3 ditëve në Prishtina Max Fest 2023.

Ndryshe ju mund të përfitoni nga rasti dhe te njiheni më afër edhe me personat që vijnë nga 3 destinacionet e Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe nga Egjipti dhe Dubai.

Artikull i sponzorizuar