LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Kuvend lëshon këngë: Të futemi në dhimbjen dhe pritjen 20 vjeçare të familjarëve të të pagjeturve

Hoxha në Kuvend lëshon këngë: Të futemi në dhimbjen dhe pritjen 20 vjeçare të familjarëve të të pagjeturve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur sot në seancë për çështjen e të pagjeturve, gjersa në fund të fjalimit ka lëshuar një këngë për siç tha ajo të futen në dhimbjen dhe pritjen 20 vjeçare të familjarëve të të pagjeturve.

Hoxha para deputetëve të Kuvendit tha se më 2 maj në Bruksel është përmbytur rrëfimi dhe dhimbja e familjarëve të të pagjeturve.


Ajo tha më tej se kryeministri Albin Kurti ka shpikur një term të ri “forcibly disapperead” e që sipas ky term nuk ekziston në konventën ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe rrjedhimisht Serbia nuk ka obligim juridik për këtë çështje.

“Kryeministri Kurti do të duhej të ishte këtu dhe të kërkoj faje personalisht nënave dhe familjarëve të të pagjeturve”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Hoxha më tej tha se sot të lëshoj një këngë dhe të futen në dhimbjen dhe pritjen 20 vjeçare të familjarëve.

“Sot kam zgjedh të jem zëri i tyre… të dëgjojmë diçka, të futem në dhimbjen e tyre dhe pritjen 20 vjeçare”, tha ajo.  /Telegrafi/