Këshilli Mbikëqyrësi i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3 për qind.
Guvernatori, Gent Sejko, tha se informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë, në përgjithësi, më i mirë se pritjet, duke nënvizuar se inflacioni vazhdoi trendin rënës gjatë tremujorit të parë, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.
Megjithatë, Guvernatori pranoi se rënia erdhi kryesisht nga inflacioni i importuar, ndërsa presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, duke shtuar se përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.
“Në këndvështrimin makroekonomik, rënia e inflacionit pasqyroi më së shumti rënien e inflacionit të importuar, e diktuar si nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë ashtu edhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit”, tha Sejko.
“Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste vijuan të jenë të larta, në pasqyrim të kërkesës relativisht të lartë për mallra e shërbime, të kushteve të shtrënguara në tregun e punës dhe të rritjes së shpejtë të pagave e të kostove të punës. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend”, shtoi Sejko.
“Këshilli do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në vazhdimësi ecurinë e presioneve inflacioniste dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivit, përfshi edhe normalizimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare”, tha Sejko.
“Në çdo rast, politika monetare do të sigurojë kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasoja të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar,” tha Sejko.
Sipas tij, rritja e shpejtë e punësimit dhe e pagave japin sinjale inkurajuese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por ato krijojnë gjithashtu një mjedis të favorshëm për rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste.
Ai nënvizoi edhe njëherë se inflacioni i lartë dhe mbi objektivin e bankës qendrore është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, pasi gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave të tyre dhe vështirëson planifikimin e konsumit dhe investimeve në të ardhmen.
Përditësimi i parashikimeve të Bankës së Shqipërisë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, dhe se inflacioni do të shënojë rënie graduale dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Sipas Këshillit Mbikëqyrës, rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të tij në tregjet globale dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare në vend.
“Parashikimet tona sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024”, tha guvenatori.
“Gjithashtu, këto parashikime sugjerojnë se rritja ekonomike e vendit do të mbetet në territor pozitiv, e mbështetur nga bilancet solide të sektorit privat, perspektiva pozitive e tregut të punës, përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë dhe kushtet ende akomoduese të financimit.”
“Ky normalizim do të krijojë një balancë më të mirë midis kërkesës dhe ofertës, do të mbështesë stabilitetin e tregjeve financiare, si dhe do të ndihmojë në kontrollin e pritjeve të agjentëve ekonomikë për inflacionin,” tha Guvernatori.
Sipas tij, rritja ekonomike e vendit pritet të vijojë të jetë në territor pozitiv. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023 dhe t’i kthehet niveleve historike në afatin e mesëm e të gjatë.
Ky parashikim faktorizon shëndetin e mirë financiar të sektorit privat dhe atij bankar të ekonomisë shqiptare, perspektivën pozitive të tregut të punës, përmirësimin e besimit të familjeve dhe bizneseve, si dhe praninë e një ambienti financiar ende akomodues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova