Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur vlerëson se me nënshkrimin e deklaratës pёr personat e zhdukur, pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovё.
Sipas Komisionit, kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se shkon përtej konceptit të personave të zhdukur, dhe në mënyrë eksplicite i referohet konceptit të zhdukjeve me forcë.
“Veçojmë rëndësinë e dakordimit për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’, thuhet në komunikatën e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, transmeton Telegrafi.
Më tej Komision thotë se “Pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, periudhës kohore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2011”
“Nga varrezat masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos, Peruçacit, në Serbi janë zhvarrosur mbi 950 shqiptarë. Megjithatë në këto varreza masive të zbuluara nuk ka të vendosur asnjë pllakë përkujtimore. Andaj me këtë deklaratë Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës”.
Sipas Komisionit për të Pagjeturit, deklarata thekson nevojën urgjente për përpjekje shtesë, për bashkëpunim dhe mosbllokim, për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve, të kësaj plage të hapur dhe ende të pashëruar për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.
“Po ashtu, dakordimi për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive është me shumë rëndësi”.
“Kjo deklaratë po ashtu thekson inkurajimin për angazhimin aktiv të familjeve të personave të zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre. Ne mbesim të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas Komisionit, “deklarata e miratuar është hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe trysni nga faktorët ndërkombëtarë mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur në Kosovë”.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur mirëpret dakordimin për detajet operacionale në takimin e radhës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësojmë zotimin për mbështetje dhe bashkëpunim nëpërmjet Komisionit të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Po ashtu, inkurajimin e bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Paraprakisht Qeveria ka inicuar aderimin e Republikës së Kosovës në këtë Komision (ICMP)”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe për ndriçimin e së vërtetës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze