LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentin që vrau nëntë persona në një shkollë të Beogradit nuk e kap ligji penal

Adoleshentin që vrau nëntë persona në një shkollë të Beogradit nuk e kap ligji penal

Kosta Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, i cili mëngjesin e sotëm dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit ndërsa plagosi rëndë edhe gjashtë nxënës si dhe një mësues, me armë zjarri, nuk është penalisht përgjegjës, njoftuan nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Sipas deklaratës së prokurorisë, në bazë të Ligjit për të Mitur, ligji penal nuk e ndëshkon djaloshin pasi nuk i ka 14-vjet, shkruan blic.rs.


Adoleshenti që dyshohet se vrau nëntë persona kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra
Lexo po ashtu Adoleshenti që dyshohet se vrau nëntë persona kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra

“Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të këtij djali, V.K. (48), i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale kundër Sigurisë së Përgjithshme“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes më parë kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes edhe zëvendësit e prokurorit publik të Departamentit për Krime të Përgjithshme dhe të Departamentit për të Mitur të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, të cilët kanë urdhëruar marrjen në pyetje të Kosta Keçmanoviqit në prani të një punonjësi të Qendrës për punë sociale dhe që të bëhet hetimi, ekzaminimi mjekësor, pas të cilit Qendra do të vendos se çfarë masash do të ndërmerr në juridiksionin e saj.

Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë.

Ndryshe, policia serbe ka njoftuar se adoleshenti kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori