LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një përmbaruese private në Prizren – dëmtoi dy bashkatdhetarë në vlerë 5 mijë e 298 euro

Aktakuzë ndaj një përmbaruese private në Prizren – dëmtoi dy bashkatdhetarë në vlerë 5 mijë e 298 euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç thuhet në njoftimin nga Prokuroria, e pandehura S.K në periudhën kohore prej datës 27.12.2019 e në vazhdim, në Suharekë, cilësinë e personit zyrtar – përmbaruese private për territorin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën e saj zyrtare, i tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër.

“E pandehura i shkakton dëm të dëmtuarve, në atë mënyrë që gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve përmbarimore, i tejkalon autorizimet e saj duke shkelur afatin partitiv për përmbushje vullnetare të detyrimit, me ç’rast nuk i njofton paraprakisht të dëmtuarit E.M., dhe N.M., me detyrimet që i kanë, lidhur me faturën që e kishte lëshuar kreditorja S.S., vepron në kundërshtim me Ligjin për procedurën përmbarimore.


…Ashtu që të dëmtuarve E.M., dhe N.M., që jetojnë në Norvegji, nuk i njofton asnjëherë për lëshimin e urdhrit përmbarimor atakues për pagimin e shumës prej 4.498,50 euro, dhe merr konkluzionin e datës 04.11.2021 për caktimin e seancës së parë të ankandit publik për shitjen e parcelës kadastrale dhe me këtë tenton t’i dëmtojë të dëmtuarit e lartcekur, në vlerë prej 191.000,00 euro, shumë kjo për të cilën është vlerësuar parcela kadastrale në fjalë, njëkohësisht duke pasur për qëllim që avokates S.S., t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 4.498,50 euro,  me ç’ rast i dëmton të dëmtuarit E.M., dhe N.M., në vlerë prej 5.298,50 euro (4.498,50 euro urdhri përmbarimor, 40.00 euro në emër të taksave gjyqësore për ankesë ndaj parregullsive dhe 800,00 euro shpenzimet e udhëtimit) e për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga e pandehura, të dëmtuarit kuptojnë me datë 30.03.2022 me rastin e nxjerrjes së listës poseduese në ZKK të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori