LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi pronaren e banesës, detaje nga arrestimi i 34-vjeçarit qe vrau kushëririn në Shkodër

Kërcënoi pronaren e banesës, detaje nga arrestimi i 34-vjeçarit qe vrau kushëririn në Shkodër

Policia ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Lekë Vuksanit, i cili mesditën e 2 majit vrau me armë zjarri kushëririn e tij Petrit Vuksani, 51-vjeç në Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se 34-vjeçari u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese.

“34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar”, njofton policia. Gjithashtu, në të njëjtën banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen.


Vrasja në Shkodër, arrestohet kushëriri i viktimës pas 21 orësh ndjekje
Lexo po ashtu Vrasja në Shkodër, arrestohet kushëriri i viktimës pas 21 orësh ndjekje

Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.

51-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia, i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

Zbardhet ngjarja në Shkodër, dyshohet se viktima është vrarë nga kushëriri pas një konflikti për pagesën e qirasë
Lexo po ashtu Zbardhet ngjarja në Shkodër, dyshohet se viktima është vrarë nga kushëriri pas një konflikti për pagesën e qirasë

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori