Një stomatolog paralajmëron për pasojat
Larja e dhëmbëve është një pjesë themelore dhe e domosdoshme e higjienës personale.
Dy herë në ditë është sasia minimale që na duhet për të larë dhëmbët dhe secili prej nesh mbase i ka metodat e veta.
Dhe ndërsa disa fillimisht lagin furçën dhe më pas fillojnë të lajnë, të tjerët i lajnë para mëngjesit, ndërsa ka të tillë që i lajnë më pas. Gjithashtu, ekziston edhe ai grup njerëzish që lajnë dhëmbët në dush. Në këtë mënyrë ju kurseni edhe kohë edhe ujë.
Mirëpo, sipas dentistit Pajal Bala nga qendra “Quest Dental”, larja e dhëmbëve kur bëni dush nuk është domosdo e keqe, por ka pasoja të caktuara, si p.sh. përhapja e baktereve, transmeton Telegrafi.
Fajtori kryesor për këtë është në fakt dushi, veçanërisht nëse e ndani me disa persona në shtëpi.
Më saktësisht, nëse dikush ka bërë dush para jush dhe dushi ka rënë në kontakt me lëkurën, ka shumë mundësi që në atë mënyrë të kontaminoheni edhe me baktere të ndryshme, mikrobe etj.
“Ndarja e të njëjtit burim uji për larjen e dhëmbëve dhe pastrimin e trupit mund të çojë në transferimin e mikrobeve nga pjesë të tjera të trupit në gojë. Kjo më pas mund të ndikojë në sistemin tuaj imunitar dhe të çojë në sëmundje të padëshiruara”, shpjegon dentisti, duke shtuar se dushi mund të përmbajë baktere, dhe kur lani dhëmbët nën dush, ju e ekspozoni furçën tuaj ndaj atyre baktereve, gjë që rrit përsëri mundësinë e sëmundjes.
Përveç kësaj, uji i nxehtë në dush do të zbusë fijet e furçës së dhëmbëve, gjë që mund ta bëjë atë më pak të dobishme në pastrimin e dhëmbëve”, shpjegon në fund dentisti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025