LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, Hoti: Serbia për herë të parë pranoi t’i hapë arkivat shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, Hoti: Serbia për herë të parë pranoi t’i hapë arkivat shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara

Pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia pranoi krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si “të zhdukur me dhunë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.


Menjëherë pas miratimit të kësaj deklarate ka reaguar , kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

“Ashtu siç e kam thënë me datë 4 prill, Serbia më në fund pranoi krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si ‘të zhdukur me dhunë’, që parashihen edhe në konventa ndërkombëtare”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit
Lexo po ashtu Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Ai më tej ka thënë se “Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, ti hap arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara”.

“I bindur se Deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë”, ka shkruar Hoti.

“Më duhet të theksoj, që ndjej keqardhje për disa raportime tendencioze dhe fyese nga disa ‘media’ dhe individë të caktuar me 4 prill, kur edhe është bërë harmonizimi i deklaratës, deri në atë masë sa është përdorur edhe fyerja ‘gënjen’”.

“Besoj që sot ndihen të turpëruar, jo para meje, por para të gjithë atyre familjarëve të personave të zhdukur, që i kanë trazuar pamëshirshëm për interesa të ngushta, e besa edhe për të mbajtur çuditërisht anën e Serbisë (duke i cituar fjalët e Petkoviç). Përdorimi i çështjes më të ndjeshme në Kosovë për politika ditore e interesa të ngushta, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i turpshëm”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori