“Kumbari i AI” largohet nga Google: Inteligjenca Artificiale po rrezikon njerëzimin
Një studiues i shquar i inteligjencës artificiale i njohur si “Kumbari i AI” ka lënë punën në Google – tani thotë se i vjen keq për ‘shpikjen’ që ka bërë kohët e fundit për shkak të rreziqeve që ajo paraqet për shoqërinë.
Dr. Geoffrey Hinton është një shkencëtar i njohur kompjuterave, i cili vlerësohet gjerësisht për hedhjen e themeleve të AI që përfundimisht dërgoi në krijimin e chatbot-eve të njohura si ChatGPT i OpenAI dhe sisteme të tjera të avancuara, raporton nypost.
Burri 75-vjeçar i tha New York Times se u largua nga Google në mënyrë që të mund të flasë hapur për rreziqet e zhvillimit të pakufizuar të AI – duke përfshirë përhapjen e dezinformatave, trazirat në tregun e punës dhe mundësi të tjera, më të liga.
“Ngushëlloj veten me justifikimin normal: nëse nuk do ta kisha bërë unë, dikush tjetër do ta bënte”, tha Hinton, transmeton Telegrafi.
“Shikoni se si ishte pesë vjet më parë dhe si është tani”, shtoi Hinton, “Merre ndryshimin dhe përhape atë përpara. Kjo është e frikshme”.
Hinton ka frikë se AI vetëm do të bëhet më i rrezikshëm në të ardhmen – me “aktorë të këqij” që potencialisht shfrytëzojnë sistemet e avancuara “për gjëra të këqija” që do të jenë të vështira për t’u parandaluar.
Muajin e kaluar, Hinton informoi zyrtarët e Google se do të largohet prej kompanisë teknologjike ndërsa personalisht foli me CEO-n e saj, Sundar Pichai.
Hinton ka frikë se AI i avancuar përfundimisht mund të dalë jashtë kontrollit pasi sistemet fitojnë aftësinë për të krijuar dhe ekzekutuar kodin e tyre kompjuterik – apo edhe për të fuqizuar armët pa kontroll njerëzor.
“Ideja se këto gjëra mund të bëhen më të zgjuar se njerëzit – disa njerëz e besuan këtë”, shtoi Hinton.
“Por shumica e njerëzve menduan se ishte shumë larg. Dhe mendova se ishte shumë larg. Mendova se ishte 30 deri në 50 vjet apo edhe më larg. Natyrisht, nuk e mendoj më këtë”, pohoi ai.
Që nga viti 2013, Hinton e kishte ndarë kohën midis roleve si profesor në Universitetin e Torontos dhe si inxhinier i Google. Ai kishte punuar për gjigantin e teknologjisë që kur Google bleu një startup që e bashkëthemeloi me dy studentë, Alex Krishevsky dhe Ilya Sutskever.
Treshja zhvilloi një rrjet nervor që u trajnua për të identifikuar objekte të zakonshme, si vetura apo kafshë, duke analizuar mijëra foto. Sutskever aktualisht shërben si shkencëtar kryesor për OpenAI.
Në vitin 2018, Hinton ishte fitues i çmimit Turing – shpesh i identifikuar si ekuivalenti i çmimit Nobel në botën e kompjuterave – për punën në rrjetet nervore që u përshkruan si “përparime të mëdha në inteligjencën artificiale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re – mijëra përdorues ‘migrojnë’ në një tjetër aplikacion kinez
Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të përmirësuar suksesin e IVF-së
Meta pushon nga puna pesë për qind të punëtorëve, shkarkohen ata me rezultate më të dobëta
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime