LAJMI I FUNDIT:

Panairi i librit në Lajpcig, Shqipëria e Kosova bëhen bashkë për letërsinë shqipe

Panairi i librit në Lajpcig, Shqipëria e Kosova bëhen bashkë për letërsinë shqipe

Pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë u rikthye për lexuesin një nga ngjarjet më të mëdha të librit.

Në Lajpcig, për tri ditë ishte edhe Shqipëria, ngjitur me një stendë të Kosovës si për të unifikuar letërsinë që sot bëhet në shqip.

Shqipëria dhe Kosova u paraqën në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja.


“Openbook” ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt, me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.

E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë, përballë një audience të gjerë.

Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.

Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko.

Siç njoftuan organizatorët stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën nga 274.000 vetë.

Numri i vizitorëve ishte pra pothuajse po aq i madh sa edhe para pandemisë së Coronës.

Panairi i Librit në Leipzig nuk u zhvillua për tre vjet.

Në vitin 2019 u shitën 286.000 bileta, për këtë vit organizatorët kishin parashikuar se do të shisnin vetëm gjysmën e biletave të shitura.

Panairi i Leipzigut dhe festivali “Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian.

Drejtori i Panairit të Librit, Oliver Zille, e quajti Panairin e Librit të sivjetmë një “rikthim brilant” dhe bëri një bilanc pozitiv në mbyllje të tij: “Lexuesit kanë rifituar panairin e tyre. Ideja bazë e Panairit të Librit në Leipzig – të krijojë shikueshmëri për letërsinë dhe librat – u realizua. Mrekullisht dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të relaksuar.”

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori