LAJMI I FUNDIT:

Pique fotografohet në Miami i lënë pas dore dhe me disa kilogramë më tepër

Pique fotografohet në Miami i lënë pas dore dhe me disa kilogramë më tepër
(Foto: Twitter)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, u shpërngul në Miami me djemtë Milan dhe Sasha në fillim të muajit të kaluar, ndërsa tashmë ish-partneri i saj, Gerard Pique, ka mbërritur për të vizituar fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti i Barcelonës është fotografuar në aeroport, ndërsa dukej i lodhur dhe ‘i lënë pas dore’ dhe se padyshim kishte shtuar disa kilogramë.

Shakira do të detyrohet të paguajë 14 milionë euro për të trasportuar makinat e saj luksoze nga Barcelona në Miami
Lexo po ashtu Shakira do të detyrohet të paguajë 14 milionë euro për të trasportuar makinat e saj luksoze nga Barcelona në Miami



“Çfarë i ka ndodhur”

“Duket se nuk e stërvit më as trupin e as trurin”

“Kështu nuk duket një njeri i lumtur”

“Duket se është relaksuar shumë në pushime” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.


Gazetarët e rrethuan Piquen menjëherë pas daljes nga aeroporti dhe ndër të tjera e pyetën për ndryshimin e pretenduar të gjinisë së të dashurës së tij të re, por futbollisti nuk bëri asnjë deklaratë.

E dashura e Piques thuhet se është përfshirë në një romancë të fshehtë me Pep Guardiolan
Lexo po ashtu E dashura e Piques thuhet se është përfshirë në një romancë të fshehtë me Pep Guardiolan

Para se të udhëtonte në Miami për t’i parë djemtë e tij, Gerard kaloi disa ditë pushimi në Abu Dhabi me Clara Chia, për të cilën e la Shakiran pas 12 vitesh lidhje. /Telegrafi/