LAJMI I FUNDIT:

Babai i Bebe Rexhës qan nga audienca kur sheh të bijën duke kujtuar sakrificat e prindërve në emisionin e famshëm amerikan

Babai i Bebe Rexhës qan nga audienca kur sheh të bijën duke kujtuar sakrificat e prindërve në emisionin e famshëm amerikan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”.

Albumi i cili ka një mor hitesh e bashkëpunimesh me emra të famshëm brenda tij, ka arritur tashmë që në pak ditë të kthehet në një prej albumeve më të pëlqyera të momentit nga audienca ndërkombëtare.


Artistja 33-vjeçare ka qenë e zënë gjatë këtyre ditëve duke e promovuar albumin e saj nëpër dalje të ndryshme televizive.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin e shumë shikuar në Los Angeles, “The Kelly Clarkson Show”.

Rexha e cila kishte dy prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurijen në audiencë, u pyet nga moderatorja nëse prindërit kishin qenë suportivë në momentin kur ajo vendosi t’i futej rrugës së muzikës.

Prindërit e këngëtares Bebe Rexha (Foto: The Kelly Clarkson Show/YouTube)

“Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord që unë të futesha në këtë industri, veçanërisht babi im. Baba më thoshte gjithmonë se është një industri shumë e vështirë. Por ai më tha: ‘Mos u shqetëso, sa të jem unë, ti ke gjithmonë një kulm mbi kokë, mund të kthehesh gjithmonë te unë, unë do kem gjithnjë ushqim për ty”, tha Bebe Rexha mes të tjerash.

Pasi publikoi video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, Bebe Rexha thotë se babai e telefonoi i nervozuar duke i bërtitur: A je çmendur?
Lexo po ashtu Pasi publikoi video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, Bebe Rexha thotë se babai e telefonoi i nervozuar duke i bërtitur: A je çmendur?

Porsa dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment vet Bebe Rexha ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”.

Dukej qartë që prindërit e këngëtares e shikonin me shumë krenari vajzën e tyre, se si ka prekur majat e suksesit në industrinë e muzikës botërore.

Prindërit e Bebe Rexhës përndryshe janë emigrantë shqiptarë nga Maqedonia e Verit. Babai i saj vjen nga Dibra, ndërsa mamaja është nga Gostivari. /Telegrafi/

Bebe Rexha me babain e saj (Foto: Flamur Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori