LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Seattle: Dy të vdekur dhe një i lënduar

Të shtëna në Seattle: Dy të vdekur dhe një i lënduar

Dy burra u vranë dhe një person i tretë u plagos pas të shtënave në një park në Seattle.

Policia iu përgjigj një raportimi për të shtënat në Cal Anderson Park, raporton abcnews.

Oficerët gjetën në tokë tre persona të lëdnuar rëndë ndërsa u dhanë ndihmën e parë derisa arritën autoambulancat.


Një person ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vendin e ngjarjes, njoftoi policia.

Dy persona të tjerë u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, ku vdiq edhe njëri prej të lënduarve. Personi i tretë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Hetuesit janë në kërkim të një burri që dyshohet se është larguar nga vendi i të shtënave përpara se të arrinin policët. /Telegrafi/