LAJMI I FUNDIT:

Rrahja në aeroport, shoqërohen në polici shtatë persona

Rrahja në aeroport, shoqërohen në polici shtatë persona

Shtatë persona janë përfshirë sot në një rrahje në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se dy nga personat kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.


Rrahje mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Lexo po ashtu Rrahje mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Gjithashtu, Ahmeti theksoi se shtatë personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici.

“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, shtoi tutje ajo.

Në videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale shihet se gjatë rrahjes disa gra kanë tentuar t’i ndalin të dyshuarit dhe të mos përleshen fizikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori