Vazhdoni të vraponi në tualet? Soda e bukës ndihmon te inflamacioni i fshikëzës dhe infeksionet urinare
Keni dhembje dhe djegie kur urinoni?
Përveç trajtimit, pushimit sa më shumë dhe sasive të mëdha të lëngjeve, soda e bukës e tretur në ujë ndihmon edhe në inflamacionin e fshikëzës dhe infeksionet urinare.
Një ndjesi djegieje gjatë urinimit është simptoma më e zakonshme e një infeksioni urinar ose e infeksionit të fshikëzës.
Shkaku më i zakonshëm i problemeve te gratë është infeksioni me baktere që arrijnë nga zorra e trashë, nëpërmjet uretrës, deri në fshikëz.
Te meshkujt, problemi është çdo gjë që kufizon rrjedhjen normale të urinës, si p.sh. zmadhimi i prostatës, transmeton Telegrafi.
Trajtimi i një infeksioni të fshikëzës shpesh përfshin një antibiotik, por vetë pacienti mund të bëjë shumë për të qetësuar gjendjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Para së gjithash, është e nevojshme të rritet marrja e lëngjeve. Kjo “shpëlan” të gjithë sistemin dhe hollon urinën. Ju duhet të pini lëngje pa sheqer, për shembull, ujë ose thjesht fruta të shtrydhura.
Shmangni pijet alkoolike, si dhe ato që nuk përmbajnë alkool, por janë acidike ose të gazuara. Për shembull, lëngu i portokallit nuk duhet të konsumohet derisa simptomat zgjasin.
Alkalinizimi i urinës gjithashtu mund të ndihmojë. Për ta arritur këtë, merrni sodë buke të tretur në ujë – një lugë çaji (5 g) në një gotë ujë. Duhet të pihet dy deri në tre herë në ditë.
Nëse edhe ju ndjeni dhimbje, Paracetamoli ose Brufeni mund t’ju ndihmojnë. Një termofor i ngrohtë në pjesën e poshtme të shpinës do t’ju ndihmojë. Pacienti duhet të pushojë sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 2-3 ditë, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?