LAJMI I FUNDIT:

Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Rrjeti karikues Supercharger i Tesla-s ka qenë gjithmonë një nga pikat kryesore të shitjes së prodhuesin amerikan të veturave elektrike, me besueshmëri të madhe dhe shpejtësi karikimi mbi mesataren.

Në fakt, sipas Raportit të Ndikimit 2022 të Tesla-s, pikat karikuese Supercharger kishin një mesatare mbresëlënëse prej 99.95 për qind vitin e kaluar, gjë që është shumë mirë të dihet, veçanërisht nëse po planifikoni një udhëtim në distanca të gjata, transmeton Telegrafi.

Por siç tregon videoja më poshtë, duket se pikat e karikimit të Tesla-s janë më se me kapacitet për të siguruar energji për automjetet elektrike në nevojë edhe nëse ato janë të dëmtuara dhe duken sikur duhen riparuar menjëherë.


E publikuar nga përdoruesi i Twitter, @IDC4GAS, videoja e shkurtër zbulon se ngarkuesi Supercharger i shkatërruar në San Diego ishte në gjendje t’i siguronte energji deri në 125 kilovat modelit 3 të automjetit Tesla, edhe pse iu ishin grisur kapakët dhe pjesët e brendshme ishin të ekspozuara nga dëmi.

Tani, vlen të përmendet se ngarkuesi ka gjasa të ketë pasur përbërësit e saj të paprekur dhe se dëmi mund të ketë qenë thjesht kozmetik, por duke parasysh që rrjetet e tjera publike të karikimit të makinave elektrike kanë të vështirë të ofrojnë një përvojë të besueshme karikimi me pika të padëmtuara, është mbresëlënëse të shikoni një video si ajo e mësipërme. /Telegrafi/