LAJMI I FUNDIT:

Flet iniciatorja e vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Flet iniciatorja e vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli, e cila i ka parashtruar sot këtij kuvendi kërkesën për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, ka thënë se kjo është bërë pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

Ferati-Doli ka thënë se është më se e nevojshme të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit, pasi bllokohet komunikacioni për të gjithë qytetarët.

“Po bllokohet komunikacioni. Nënat me fëmijë kanë shumë probleme të lëvizin lirshëm. Është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. E kam kërkuar të futet në rend dite. Nuk ka ndonjë tendencë përveç funksionalizimit të kësaj ure, bëhet jeta e mirë për qytetarët”, ka thënë Ferati – Doli, për RTV Dukagjini.


Lidhur me reagimet Listë Serbe se mund të ketë përshkallëzim të situatës nëse ura hapet për qarkullim, asamblistja Ferati-Doli ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhen reagime të tilla, pasi sipas saj kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh nga secili që i përfaqëson ata.

“Këto reagime nuk ka qenë nevoja të bëhen. Ne si përfaqësues të popullit që na kanë votuar, i propozojmë si pika të rendit të ditës, me secilën kërkesë merremi secili asamblist. Qytetarët janë të kënaqur me këtë, bëhet një lirim i komunikacionit”, ka thënë ajo.

Asamblistët në veri të Mitrovicës vendosin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, Lista Serbe paralajmëron incidente
Lexo po ashtu Asamblistët në veri të Mitrovicës vendosin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, Lista Serbe paralajmëron incidente

Ndryshe, Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Një vendim i tillë ka ardhur pas propozimit të delegates Aida Doli për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

E pas vendimit të kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, ka reaguar edhe Lista serbe, të cilët kërkuan që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pengojnë zbatimin e këtij vendimi.

“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës padyshim që do të ketë incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe synimi i Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Më tej thuhet se ky vendim do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në atë zonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori