Ambasada e SHBA-ve në Shkup komenton zhvillimet në Këshillin Gjyqësor
Pas shkarkimit të kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevës, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Alsat theksuan edhe një herë nevojën për gjyqësor të pavarur. Sipas zyrës së SHBA-së në Shkup, pa marrë parasysh kush do ta zërë vendin e Damevës, ka shumë punë për t’u bërë në drejtim të ndërtimit të besimit të qytetarëve.
“Ambasada e SHBA-së shpreson të sheh gjyqësor të pavarur dhe përgjegjës, pavarësisht kush janë krerët e tyre. Kjo është thelbësore për ndërtimin e besimit në institucionet e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.
“Shuplakat” e Agelerit jo gjithmonë kanë kthjellur krerët e Gjyqësorit në vend. Madje, në vend që të shkarkohej gjykatësi i Apelit Enver Bexheti, i cili në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmendet në raportin e Departamentit Amerikan, por edhe në letrën qortuese të ambasadores amerikane drejtuar gjyqësorit, pikërisht për zvarritjen e proceseve nga Gjykata e Apelit, u shkarkua Vesna Dameva, e cila siç mësoi Alsat jozyrtarisht, më herët kishte kërkuar shkarkimin e Bexhetit. Enver Bexheti jo vetëm që nuk u shkarkua por, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi, dy seancat e fundit të këtij institucioni pamundëson që të flitet për masat e mundshme kundër Bexhetit, fillimisht duke e marrë drejtimin e seancës në mënyrë joligjore për të shkarkuar Damevën ndërsa dje, për shkak të mungesës së 1 anëtareje.
Më herët, ambasadorja amerikane Ageler kishte thënë se nuk është e sigurt në qoftë se edhe vetingu në gjyqësor do të ndihmonte, pasi siç potencoi ajo, në një vend ku ka korrupsion, ky proces vështirë bëhet në formë të drejtë dhe transparente.
“Korrupsioni është kancer, dhe është shumë i përhapur këtu…Viktimat e korrupsionit janë njerëzit e këtij vendi. Ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur në ambasadë dhe në Uashington që të ndihmojmë qytetarët e këtij vendi ta sulmojnë atë kancer”, deklaroi Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.
Aggeler siç mësoi Alsat kishte drejtuar një letër institucioneve gjyqësore dhe disa anëtarëve të ekzekutivit. Në letër, theksohej shqetësimi i saj për gjyqësorin e vendit, duke thënë se SHBA-të kanë shpenzuar mbi 560 milion dollarë për të ndihmuar vendin në këtë fushë, ndërsa rezultate nuk ka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova