28 prilli është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë. Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
Çdo vit, më shumë se 2 milionë gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në Shqipëri në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.
Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.
Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.
Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.
Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.
Nëse në vitin 2021, Inspektorati i Punës, 40 për qind e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8 për qind të subjekteve të ndëshkuara.
Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A