LAJMI I FUNDIT:

Instruktorja e jogës pohon se mund të arrijë orgazmën në pak sekonda, pa stimulim

Instruktorja e jogës pohon se mund të arrijë orgazmën në pak sekonda, pa stimulim

Karolin Tsarski (33) nga Estonia, instruktore joge, zbuloi se ajo mund të përjetojë një orgazëm në pak sekonda, duke përdorur vetëm mendjen e saj

Ajo pretendon se ishte në gjendje të stërviste mendjen e saj për të arritur kulmin pa përmbajtje pornografike, pa partner seksual ose pa stimulim gjenital.

Pasi marrëdhëniet me partnerin e saj u bënë të dhimbshme për shkak të vagjinizmit, një gjendje që bën që muskujt vagjinalë të shtrëngohen pas penetrimit, instruktorja estoneze e jogës kaloi 10 vjet për të përsosur orgazmën e saj pa stimulim. Joga dhe stërvitja tantrike e ndihmuan atë më së shumti në këtë.

Pretendimet e saj u vërtetuan përmes testeve të kryera nga një grup shkencëtarësh dhe studimi u botua në revistën Mjekësi Seksuale në vitin 2022. Një test ishte shkalla e vlerësimit të orgazmës (ORS) dhe tjetra ishte një seri analizash gjaku, transmeton Telegrafi.

Orgazmat e saj të stimuluara klitoriale dhe anale u krahasuan me ato të arritura pa stimulim. Testi ORS tregoi se Karolin shijon më shumë orgazmat që arrin me mendjen e saj, në kontekstin e eksitimit dhe intimitetit emocional. Po kështu, analizat e gjakut treguan se ajo ishte vërtet duke kaluar një orgazëm.

Analizat e gjakut bëhen 30 minuta para orgazmës së pastimuluar, menjëherë pas dhe 30 minuta pas. Gjaku i saj tregoi një rritje të hormonit prolaktinë (një tregues i cilësisë së orgazmës), që është dëshmi se është një orgazmë e vërtetë.

Karolin është eksperte në fushën e seksualitetit dhe tani ofron konsulta për ata që kanë nevojë për ndihmë. Ajo beson se çdo grua ka aftësinë për të zgjuar energjinë e saj orgazmike. Megjithatë, kursi i saj një orë e gjysmë kushton rreth 80 euro.

– Ky kurs është i dedikuar për të gjitha gratë që duan të zgjojnë dhe të krijojnë një lidhje më të thellë me energjinë e tyre seksuale, thelbin femëror dhe mençurinë e thellë. Ka fuqi të jashtëzakonshme seksuale te çdo grua, por për arsye të ndryshme, ndoshta jo të gjithë jemi në kontakt me të. Por çdo grua ka aftësinë ta zgjojë atë energji në vetvete për të përjetuar orgazma më të thella dhe më të kënaqshme – thuhet në faqen e saj.

Ajo shpjegoi se si trajnimi i saj, i cili e ndihmoi të kapërcejë pasojat e vaginizmit, përfshinte mësimin e pozicioneve të trupit, teknikat e frymëmarrjes, si dhe dëgjimin e trupit, raportojnë mediat. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Kalo në kategori